Politike

Braçe thyen urdhërin e Kryeministrit, i përgjigjet Bashës për Dakon: Nuk mund të hysh në Prokurori

25 Shkurt 2019, 21:45 Nga DOSJA
Braçe thyen urdhërin e Kryeministrit, i përgjigjet Bashës

TIRANË- Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erjon Braçe, ka komentuar mbrëmjen e sotme deklaratën e Bashës se po përgatitet arrestimi i kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako. (Lexo këtu)

I ftuar në studion e emsionit “A Show” të Adi Krastës, Erjon Braçe ka thyer urdhërin e dhënë nga Kryeministri Rama, duke iu përgjigjur Bashës për Dakon.

Ai tha se ka ikur koha kur arrestoheshe me urdhër të kryetarëve të partive.

“Në këtë vend ka mbaruar koha kur arrestonin kryetarët e partive politike, ata nuk kanë më atribute për të arrestuar njerëz, kryetarët e partive nuk mund të hynë në Prokurori”,-u shpreh Braçe.

Sot Dosja.al siguroi një mesazh të Kryeministrit Rama prë deputetë, ku Rama porosiste deputetët e tij që të mos reagonin ndaj deklaratave të Opozitës, ndërsa i quante kolegët opozitarë si “të arratisur”.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arrestimi i vangjush dakos erjon brace urdhëri i ramës arrestimi i vangjush dakos erjon brace urdhëri i ramës

Sondazh

Poll