Politike

Ulja e avionit, Shehaj: Autoriteti i kapur nga kompania, jeta e udhëtarëve në rrezik

25 Shkurt 2019, 19:05 Nga DOSJA
Ulja e avionit, Shehaj: Autoriteti i kapur nga kompania, jeta e

TIRANË- Deputeti i PD, Agron Shehaj ka komentuar uljen emergjente të avionit ‘Blue Panorama’ në Rinas për shkak të një defekti.(Lexo këtu)

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Shehaj thotë se Autoriteti Civil është kapur nga kompania dhe ka braktisur qytetaret, sepse pa bërë asnjë hetim të thelluar ka dalë në konkluzionin që i ka sugjeruar Kompania Ajrore.

Postimi i plotë i Agron Shehaj

Autoriteti i Aviacionit Civil është bërë sot agjent marketingu i kompanisë Blu Panorama për të gënjyer shqiptarët mbi seriozitetin e defektit që pësoi një nga avionët e saj para dy ditësh, çfarë çoi në ulje të rrezikshme emergjence.

Autoriteti është kapur nga Kompania dhe ka braktisur qytetaret sepse pa bërë asnjë hetim të thelluar dhe të pavarur ka dalë në konkluzionin që i ka sugjeruar Kompania Ajrore.

Vetëm gjatë vitit të fundit, avionët e Blu Panorama qe operojnë me Shqipërinë kane bërë 3 ulje emergjente për difekte duke vënë në rrezik serioz jetën e udhëtarëve.

Autoriteti i Aviacionit Civil, në vend që të komandohet nga kompania ajrore, duhet ta vendosë para përgjegjësisë për masat e nevojshme për të ulur riskun, dhe madje pse jo, të paralajmërojë kompaninë për heqjen e lejes së fluturimit.

Një ditë më parë avioni i kompanisë “Blue Panorama” pësoi një defekt në ajër sapo u ngrit nga aeroporti i Rinasit. Avioni nxorri tym gjatë ngritjes, duke ngjallur panik tek pasagjerët. Piloti bëri ulje të detyruar, ndërkohë që Autoriteti i Aviacionit Civil ka reaguar sot dhe thotë se shkak është bërë një defekt në motor.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron shehaj autoriteti i aviacionit civil linja blu panorama probleme me blu panorama agron shehaj autoriteti i aviacionit civil linja blu panorama probleme me blu panorama

Sondazh

Poll

Politike 25 Shkurt 2019, 17:51

Basha: Pritet arrestimi i Vangjush Dakos!

TIRANE– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë në një deklaratë për mediet, pas përfundimit të mbledhjes me kryetarët në degë të PD-së.Ai u shpre...