Politike

“Arrestimi i Dakos”/ Zbulohet SMS-ja e Ramës për deputetët socialistë

25 Shkurt 2019, 19:07 Nga DOSJA
“Arrestimi i Dakos”/ Zbulohet SMS-ja e Ramës për

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka porositur deputetët e tij që të mos reagojnë ndaj deklaratave të Opozitës. Kjo porosi vjen pas deklaratës së kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili tha se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos. (Lexo këtu)

Burime bëjnë me dije për “Dosja.al”, se lideri i maxhorancës u ka kërkuar të mos replikojnë me deklarata e përgënjeshtrime ndaj akuzave e shpifjeve të opozitës, që ai i quan si, “kolegët tanë të arratisur”.

“Në vijim të komunikimit për refuzimin e daljeve me kolegët tanë të arratisur, në debate shterpë të cilat përveçse harxhojnë kot kohën e publikut, derdhin baltë e helm në tryezat e shqiptarëve, më duhet të shtoj se nuk do të replikojmë më në distancë me deklarata e përgënjeshtrime ndaj akuzave e shpifjeve të tyre të pafundme.
E gjithë vëmendja jonë do të jetë tek njerëzit e zakonshëm pa dallim dhe komunikimi ynë do të jetë për ta e me ta. Natyrisht nuk do t’i kursejmë as arratiakët në komunikimet tona, por vetëm kur kjo i duhet komunikimit me qytetarët. Le të merren kadrinjtë e kazanët me dokrrat e dëshpërimit të tyre dhe le të vlojnë së bashku në zjarrin e mandateve të tradhtuara! Koka bën koka pëson, megjithëse në rastin e tyre koka e bën dhe trupi si gjithnjë e pëson?”, shkruhet në mesazhin e kryeministrit.

Kujtojmë se Dosja.al ra portuar edhe më herët lidhur me porosinë e Ramës për deputetët për të mos dalë në anjë debat  me Opozitën. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arrestimi i vangjush dakos deputetët urdhëri i ramës arrestimi i vangjush dakos deputetët urdhëri i ramës

Sondazh

Poll

Politike 25 Shkurt 2019, 17:51

Basha: Pritet arrestimi i Vangjush Dakos!

TIRANE– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë në një deklaratë për mediet, pas përfundimit të mbledhjes me kryetarët në degë të PD-së.Ai u shpre...