Politike

“Ramën e Bashën vetëm vdekja i ndan nga politika”, Patozi: Partitë të zëvendësojnë lidershipin

25 Shkurt 2019, 21:00 Nga DOSJA
“Ramën e Bashën vetëm vdekja i ndan nga politika”,

TIRANË- Ish-Nënkryetari i PD-së Astrit Patozi, është shprehur mbrëmjen e sotme se mund të mos rikthehet më kurrë në Parti, dhe se Partia Demokratike nuk humbet asgjë nga mosrikthimi i tij. 

I ftuar në “Ora News” Patozi është shprehur se dy partitë e mëdha duhet të zëvendësojnë lidershipin politik, përndryshe Ramën dhe Bashën vetëm vdekja i ndan nga drejtimi i partive.

Unë mund të mos kthehem kurrë në PD dhe nuk humbet asgjë PD nga moskthimi im.  Por unë si qytetar duhet ta kisha një zgjedhje tjetër apo disa zgjedhje të tjera dhe nuk mund të kem patjetër dy zgjedhje. Kjo është një kurth që i bëhet njerëzve. Rama dhe Basha janë gati të përleshen për gjithçka në këtë botë edhe për datën sot, njëri thotë 25 tjetri thotë 26. Por kur vjen puna tek sistemi të dy bien dakord dhe heshtin. Opozita sot në rast se donte të kishte edhe popullin me vete jo vetëm militantët duhet të ishte në betejë për ndryshimin e sistemit, që mbi të gjitha penalizon atë të parën. Në rast se do ta bënte këtë unë do të isha si qytetar me opozitën. Si unë mendoj se janë shumica. Shumica e këtij vendi kërkon normalitet, që nuk e kanë. Të dyja partitë duhet të fillojnë ta shikojnë pak mundësinë e zëvendësimit të lidershipëve. Sistemi duke qenë një qark i mbyllur ka bërë që nga 1990 deri tani nuk lëvizin, vetëm vdekja mund ti ndajë nga karriera politike, apo ikja e tyre me dëshirë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit patozi edi rama lidershipi i partive lulzim basha mosrikthimi ne pd astrit patozi edi rama lidershipi i partive lulzim basha mosrikthimi ne pd

Sondazh

Poll

Politike 25 Shkurt 2019, 17:51

Basha: Pritet arrestimi i Vangjush Dakos!

TIRANE– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë në një deklaratë për mediet, pas përfundimit të mbledhjes me kryetarët në degë të PD-së.Ai u shpre...