Politike

Marrëveshja me Beogradin, Thaçi zbulon objektivin: Çfarë synojmë të marrim nga Serbia 

25 Shkurt 2019, 20:38 Nga DOSJA
Marrëveshja me Beogradin, Thaçi zbulon objektivin: Çfarë

TIRANË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, ka folur për marrëveshjen e pritshme me Serbinë, idenë e shkëmbimit të territoreve midis dy vendeve. 

Presidenti Thaçi ngulmon për një marrëveshje me Serbinë, por me çfarë çmimi? Ai mohon idenë e shkëmbimit të territoreve, që i cilëson pazare, teksa tregon se kush është objektivi i tij.

Askush nuk ka folur për dhënie territori. Qëndrimi im është shumë i qartë. Unë synoj që edhe përtej kornizave kushtetuese të Kosovës, të realizoj aspiratën e të drejtës së qytetarëve të Preshevës, Medvegjës dhe të Bujanovcit për bashkangjitje me territorin e Kosovës. Është një e drejtë legjitime e tyre. E kanë treguar vullnetin e tyre përmes referendumit të vitit 1992. Kanë zhvilluar luftë që diçka e tillë të ndodhë. Kanë sakrifikuar, prandaj edhe unë i përkrah shumë fuqishëm, i përkrah si president i vendit, i përkrah në realizimin e të drejtës së tyre legjitime dhe historike.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dialogu me serbine hashim thaci objektivi i hashim thacit dialogu me serbine hashim thaci objektivi i hashim thacit

Sondazh

Poll

Politike 25 Shkurt 2019, 17:51

Basha: Pritet arrestimi i Vangjush Dakos!

TIRANE– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë në një deklaratë për mediet, pas përfundimit të mbledhjes me kryetarët në degë të PD-së.Ai u shpre...