Politike

Djegia e mandateve/ 7 anëtarë të PE-së drejt Tiranës, Kelam: Opozita t’i japë fund bojkotit

25 Shkurt 2019, 19:30 Nga DOSJA
Djegia e mandateve/ 7 anëtarë të PE-së drejt Tiranës,

Bruksel- Pas dorëzimit të mandateve nga Opozita dhe situatës politike të krijuar në vend, një delegacion i Bashkimit Europian do të vizitojë Shqipërinë nga data 27 shkurt deri në 1 mars.

Në përbërje të këtij koalicioni do të jenë; Cristian Preda, Knut Fleckenstein, Juan Fernando Lopez Aguilar, Bas Belder, Ilhan Kyuchyuk dhe Tamás Meszerics, ndërsa do të kryesohet nga Tunne Kelam.

Ky i fundit ka në një prononcim për mediet u shpreh se “2019 është një vit i rëndësishëm që do ta formësojë të ardhmen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në planin afatgjatë. Ne mirëpresim progresin e arritur tashmë dhe u bëjmë thirrje të gjitha forcave politike të punojnë së bashku për të zbatuar reformat e kërkuara pa vonesë. Nuk ka kohë për të humbur para samitit të qershorit në Bruksel, ku do të merren vendime për gatishmërinë e të dy vendeve për të filluar negociatat e pranimit”.

Ai u ndal edhe tek djegia e mandateve të Opozitës, ku tha: “Ne dënojmë me forcë të gjitha nxitjet e dhunës dhe i bëjmë thirrje opozitës për t’i dhënë fund bojkotit. Qeveria dhe opozita duhet urgjentisht të rrisin situatën përmes dialogut konstruktiv”.

Delegacioni i PE

Tunne Kelam (Kryesues)
Cristian Preda
Knut Fleckenstein
Juan Fernando Lopez Aguilar
Bas Belder
Ilhan Kyuchyuk
Tamás Meszerics

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites kelam opozita ti japë fund bojkotit pe delagacion drejt tiranës djegia e mandateve te opozites kelam opozita ti japë fund bojkotit pe delagacion drejt tiranës

Sondazh

Poll

Politike 25 Shkurt 2019, 17:51

Basha: Pritet arrestimi i Vangjush Dakos!

TIRANE– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë në një deklaratë për mediet, pas përfundimit të mbledhjes me kryetarët në degë të PD-së.Ai u shpre...