Bota

FOTO/ Rusia hedh në erë urën kyçe në rajonin e Luhanskut

 Guvernatori rajonal i Luhanskut, Serhiy Haidai tha se forcat ruse kanë frikë se ukrainasit janë afruar shumë ndërsa vazhdojnë kundërofensivën në rajon.

30 Tetor 2022, 14:35 Nga e.k
FOTO/ Rusia hedh në erë urën kyçe në rajonin e
Ura e shembur

UKRAINË- Një zyrtar ukrainas ka thënë se Rusia ka hedhur në erë urën Krasna në rajonin lindor të Luhanskut ditën e sotme në një përpjekje për të penguar forcat ukrainase. Guvernatori rajonal i Luhanskut, Serhiy Haidai tha se forcat ruse kanë frikë se ukrainasit janë afruar shumë ndërsa vazhdojnë kundërofensivën në rajon.

FOTO/ Rusia hedh në erë urën kyçe në rajonin e
Ura e shembur

Forcat ruse gjithashtu thuhet se hodhën në erë një urë tjetër pranë Kreminës ditën e djeshme.  Luftimet e ashpra po zhvillohen në rajonin e Luhanskut ndërsa Ukraina po përparon drejt qyteteve të pushtuara nga Rusia, Svatove dhe Kreminna, shkruan Sky News. Ditën e djeshme u raportua se ruga midis qyteteve është kryesisht nën kontrollin e Ukrainës, sipas autoriteteve ukrainase. 

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll