Bota

FOTO+VIDEO/ Momente tmerri, motori i avionit indian shpërthen në flakë sapo ngrihet nga toka

Pasagjerat janë shprehur se para se motori të merrte flakë ata kanë dëgjuar një zhurmë të fortë. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar nga incidenti ndërkohë autoritetet po punojnë për gjetjen e shkakut se përse motori mori flakë.

30 Tetor 2022, 13:14 Nga e.k
FOTO+VIDEO/ Momente tmerri, motori i avionit indian shpërthen në
Momenti kur motori i avionit përfshihet nga flakët

INDI- 180 pasagjerë që udhëtonin në një një avion të linjës ajrore IndiGo kanë kaluar momente paniku dhe tmerri kur një nga motorët e avionit shpërtheu në flakë. Në një video të publikuar nga "Daily Mail" shihet momenti kur motori i avionit shpërthen në flakë gjatë ngritjes. 

Flakët përfshinë motorin në krahun e djathtë të avionit në momentin që ai kishte arritur shpejtësinë maksimale për t'u ngritur në ajër. Sapo u pikas zjarri piloti kërkoi leje për t'u uluir sërish në pistë ku u bë i mundur dhe evakuimi i pasagjerëve që ndodheshin në bord.

FOTO+VIDEO/ Momente tmerri, motori i avionit indian shpërthen në
Momenti kur motori merr flakë

Pasagjerët janë shprehur se para se motori të merrte flakë ata kanë dëgjuar një zhurmë të fortë. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar nga incidenti ndërkohë autoritetet po punojnë për gjetjen e shkakut se përse motori mori flakë.

“Përparësi është kryerja e një hetimi të detajuar të incidentit dhe konstatimi i arsyeve të zjarrit në motor", tha Arun Kumar, shefi i Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil.

indi

Sondazh

Poll