Bota

VIDEO/ Shpërthimet e fuqishme në Somali, retë e tymit dhe pluhurit "pushtojnë" zonën. Kufomat ende të shtrira në tokë

Siç shihet edhe në videon e shpërndarë nga mediat e huaja shpërthimet kanë krijuar re të larta tymi dhe pluhuri ndërkohë që njerëzit shihen duke vrapuar të tmerruar.

30 Tetor 2022, 11:31 Nga e.k
VIDEO/ Shpërthimet e fuqishme në Somali, retë e tymit dhe
Pamje nga vendi i ngjarjes

SOMALI- Të paktën 100 persona kanë humbur jetën dhe 300 të tjerë janë plagosur në dy shpërthime në kryeqytetin Mogadishu. Lajmin e konfirmoi presidenti i vendit Hassan Sheikh Mohamud, i cili ka fajësuar grupin e armatosur al-Shabab për sulmet e ndodhura në vend.

"Njerëzit tanë u masakruan përfshirë nëna me fëmijët e tyre në krahë, baballarë, studentë e biznesmenë, një masakër e vërtetë”, tha udhëheqësi somalez.

Siç shihet edhe në videon e shpërndarë nga mediat e huaja shpërthimet kanë krijuar re të larta tymi dhe pluhuri ndërkohë që njerëzit shihen duke vrapuar të tmerruar. Autoritetet thanë se sulmi në kryqëzimin Sobe, i cili është gjithnjë i ngarkuar për shkak të lëvizshmërisë së lartë në zonë kishte në shënjestër ministrinë somaleze të arsimit dhe një shkollë. Sadiq Doodishe, një zëdhënës i policisë tha për mediat se nga sulmi kishte vdekur gra dhe fëmijë si dhe të moshuar.

Agjencia shtetërore e lajmeve SONNA tha se gazetari i pavarur Mohamed Isse Kona u vra gjithashtu. Shpërthimi i parë goditi ministrinë më pas shpërthimi i dytë ndodhi kur mbërritën ambulancat dhe njerëzit u mblodhën për të ndihmuar viktimat, tha oficeri i policisë Nur Farah për agjencinë e lajmeve Reuters.

somali

Sondazh

Poll

Bota 30 Tetor 2022, 10:43 I.A

Greqi: Në Pire bosi është Cosco

Cosco GREQI- Debati i zjarrtë, që zien aktualisht në Gjermani për hyrjen e kompanisë shtetërore kineze Cosco në portin ...