Bota

Rusia konfirmon ‘miqësinë’ me Kinën, linja ajrore nga Hong Kong-u rikthehet të fluturojë mbi hapsirën ruse

Pauza kishte ndaluar funksionimin e disa linjave ajrore, por tashmë fluturimet nga Nju Jorku në Hong Kong, e njohur si “Rruga Polare” do të nisin sërish nga e marta e ardhshme.

30 Tetor 2022, 14:29 Nga e.k
Rusia konfirmon ‘miqësinë’ me Kinën, linja ajrore nga
Foto ilustruese

RUSI- Linja ajrore Cathay Pacific Airways nga Hong Kongu ka njoftuar se do të fillojë të përdorë përsëri hapësirën ajrore ruse në disa fluturime, pas një pauze disa-mujore pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Pauza kishte ndaluar funksionimin e disa linjave ajrore, por tashmë fluturimet nga Nju Jorku në Hong Kong, e njohur si “Rruga Polare” do të nisin sërish nga e marta e ardhshme.

“Fluturimi ofron një përvojë të sigurt dhe më të shpejtë për klientët tanë që udhëtojnë nga Bregu Lindor i Amerikës së Veriut në Hong Kong,” tha linja ajrore, duke shtuar se nuk kishte sanksione që e pengonin atë të ndërmerrte këto fluturime.

Cathay Pacific deklaroi në mars se nuk do të përdorte hapësirën ajrore të Rusisë, duke shtuar kwshtu kohwn e fluturimit dhe kostot e tij. Rusia ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për linjat ajrore evropiane dhe amerikane. 

rusi kine

Sondazh

Poll