Bota

"Udhëheqja e saj ishte katastrofike", Liz Truss nuk i lejohet të përmendë familjen Mbretërore në fjalimet e saj

Truss mori detyrën në një situatë të vështirë për ekonominë britanike të shkaktuar nga kriza globale e rritjes së çmimeve.

30 Tetor 2022, 12:42 Nga e.k
"Udhëheqja e saj ishte katastrofike", Liz Truss nuk i lejohet
Liz Truss

BRITANI- Ish-kryeministrja e Britanisë së Madhe Liz Truss do të këshillohet nga Buckingham Palace që në listën e gjatë të falenderime që ajo do të bëjë pas largimit nga detyra në fjalën që pritet të mbajë në parlament seancën e radhës  të mos e përmendë mbretin Charles III pasi udhëheqja e saj e shkurtër ishte "katastrofike". Sipas burimeve të "The Guardian" duke pasur parasysh se roli i saj si kryeministre zgjati vetëm 7 javë, falenderimi i shumë aleatëve dhe figurave të tjera do të shihej si i papërshtatshëm nga Pallati Mbretëror.

“Kjo situatë është krejtësisht e paprecedentë. Jam i sigurt se shumë njerëz do t'i thonë Liz-it se mund të kesh një listë nderimesh, por ajo duhet të jetë shumë e vogël, nuk mund t'i përmendësh të gjithë, siç bëri David Cameron dikur", tha burimi.

Liz Truss qëndroi në detyrë vetëm 7 javë duke u bërë kryeministrja më jetëshkurtër në detyrë. Ajo u zëvendësua nga Rishi Sunak, i cili arriti të mblidhte votat e deputetëve konsvervatorë dhe të marrë drejtimin e vendit. Truss mori detyrën në një situatë të vështirë për ekonominë britanike të shkaktuar nga kriza globale e rritjes së çmimeve.

britania e madhe liz truss

Sondazh

Poll

Bota 30 Tetor 2022, 10:43 I.A

Greqi: Në Pire bosi është Cosco

Cosco GREQI- Debati i zjarrtë, që zien aktualisht në Gjermani për hyrjen e kompanisë shtetërore kineze Cosco në portin ...