Bota

"Dritë jeshile" për dialog? Lavrov propozon hapje të negociatave me Perëndimin, kushtet për SHBA-në dhe NATO-n

Në dhjetor, Kremlini hartoi marrëveshje dhe i dërgoi ato në NATO dhe SHBA. Në dokumente kishte kërkuar që NATO të mos zgjerohej më tej, dhe të braktiste çdo aktivitet ushtarak në territorin e Ukrainës, shteteve të tjera të Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, gjë që u refuzua nga NATO dhe SHBA në atë kohë.

30 Tetor 2022, 13:28 Nga e.k
"Dritë jeshile" për dialog? Lavrov propozon hapje të
Sergei Lavrov

RUSI- Rusia duket se ka "ndezur një dritë jeshile" sa i përket dialogut me perëndimin për luftën në Ukrainë. Kështu sipas agjencisë së lajmeve Ria Novosti ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov është shprehur se Kremlini është gati të negociojë me Perëndimin nëse “merren parasysh interesat” e Rusisë.

Lavrov deklaroi se udhëheqësit perëndimorë do të duhet gjithashtu të ofrojnë “disa qasje serioze që do të kontribuojnë në zbutjen e tensioneve”, të cilat janë shtuar pas edhe përmendjes së përdorimit të armëve bërthamore në konflikt.

Sekretari i shtypit i Kremlinit, Dmitry Peskov bëri komente të ngjashme ditën e sotme, duke thënë se Vladimir Putin dhe Joe Biden mund të “diskutojnë garancitë e sigurisë së Rusisë”, por se bisedime të tilla do të kërkonin gatishmërinë e SHBA për t’u kthyer në “gjendjen dhjetor-janar” të vitit të shkuar ku mes dy vendeve dukej se kishte një frymë bashkëpunimi dhe dialogu.

Në dhjetor, Kremlini hartoi marrëveshje dhe i dërgoi ato në NATO dhe SHBA. Në dokumente kishte kërkuar që NATO të mos zgjerohej më tej, dhe të braktiste çdo aktivitet ushtarak në territorin e Ukrainës, shteteve të tjera të Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, gjë që u refuzua nga NATO dhe SHBA në atë kohë.

Liderët e Rusisë dhe SHBA-së mund të takohen në samitin e G20 që do të mbahet në nëntor në Indonezi. 

lufta rusi-ukraine vladimir putin joe biden shba rusi

Sondazh

Poll