Sport

Shpërthejnë polemikat! Kërcënime dhe ofendime, ultrasit e Interit detyruan tifozët të largoheshin nga stadiumi: "Kemi bërë 600 km..."

Shpërthejnë polemikat në rrjetet sociale për vendimin e 'Curva Nord' për t'u larguar nga stadiumi në pjesën e dytë të Inter-Sampdoria, pasi mbrëmë qarkulloi lajmi për vdekjen e kapo-ultrasit, Vittorio Boiocchi, në një pritë në Milano.

30 Tetor 2022, 14:09 Nga DOSJA

Shpërthejnë polemikat! Kërcënime dhe ofendime, ultrasit e

ITALI- Shpërthejnë polemikat në rrjetet sociale për vendimin e 'Curva Nord' për t'u larguar nga stadiumi në pjesën e dytë të Inter-Sampdoria, pasi mbrëmë qarkulloi lajmi për vdekjen e kapo-ultrasit, Vittorio Boiocchi, në një pritë në Milano. Sipas dëshmive të ndryshme, grupe të organizuara kanë nxitur edhe tifozët e thjeshtë të largohen nga tribuna. Familjet me fëmijë u detyruan nga kërcënimet dhe dhuna të ndiqnin udhëzimet e ultrasve. Disa arritën të kalonin në unazën e tretë jeshile ose të dytë të kuqe.

“Curva Nord i detyroi të gjithë tifozët e pranishëm, përfshirë gra dhe fëmijë, të largoheshin nga stadiumi me britma dhe shtytje, unë pagova biletën për të parë pjesën e parë, në të dytën përfundova në unazën e tretë, një sjellje e pahijshme nga ultrasit", ishte kjo një nga ankesat.
“Na nxorën nga stadiumi me kërcënime, një baba i rrahur me fëmijën, njerëz që kanë bërë 600 km, u detyruan të kthehen në shtëpi", thotë një tjetër dëshmi. Në shënjestër është edhe policia dhe stjuardët që nuk bënë asgjë për të shmangur atë që ndodhi.

INTER po mendon për një rimbursim

Në këto orë në Viale della Liberazione po punojnë për të gjetur zgjidhje që mund të përballojnë deri diku atë që ndodhi mbrëmë. Së bashku me menaxherin e sigurisë, Inter po shqyrton masat paraprake ndaj atyre që janë detyruar të lënë vendet me pagesë. Një rimbursim ose një biletë dhuratë për ndeshjet e ardhshme nuk përjashtohet.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll