Bota

Rusia pezulloi pjesëmarrjen në marrëveshjen për eksportet e drithërave, Biden: Vendim i egër, do shkaktojë krizë urie në Ukrainë

Biden e quajti vendimin e Rusisë si të egër pasi do të shkaktonte një krizë të re urie në Ukrainë.

30 Tetor 2022, 10:59 Nga e.k
Rusia pezulloi pjesëmarrjen në marrëveshjen për eksportet e
Joe Biden

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden ka kritikuar ashpër vendimin e Rusisë për t'u shkëputur nga marrëveshja e drithit të ndërmjetësuar nga OKB-ja në Detin e Zi. Biden e quajti vendimin e Rusisë si të egër pasi do të shkaktonte një krizë të re urie në Ukrainë. Rusia të shtunën rrëzoi marrëveshjen që lejon dërgesat e grurit nga portet e Detit të Zi, duke pretenduar se Ukraina sulmoi Flotën e Detit të Zi pranë Sevastopolit në gadishullin e aneksuar të Krimesë me 16 dronë.

Ministria ruse e mbrojtjes akuzoi dhe Mbretërinë e Bashkuar se ka ndihmuar Ukrainën ne këtë sulm dashakeqës. Britania reagon menjëherë duke thënë se pretendimet e Rusisë janë të rreme dhe ka për synim të largojë vëmendjen nga dështimet ushtarake që ka pësuar.

Për pezullimin e marrëveshjes Rusia vuri në dijeni dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Në letrën e saj Rusia shkruante se marrëveshja pezullohet për një afat të pacaktuar ndërkohë që ka kërkuar dhe një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën në lidhje me sulmet e pretenduara nga Ukraina në Detin e Zi

lufta rusi-ukraine joe biden shba

Sondazh

Poll

Bota 30 Tetor 2022, 10:43 I.A

Greqi: Në Pire bosi është Cosco

Cosco GREQI- Debati i zjarrtë, që zien aktualisht në Gjermani për hyrjen e kompanisë shtetërore kineze Cosco në portin ...