Bota

LUFTA/ Dëmtimet në infrastrukturën energjetike lënë në errësirë Kievin. Zelenskyy kërkon mbështetje, Biden akuza Rusisë

Granatimet e Rusisë në pikat strategjike energjetike kanë sjellë dhe pasojat e para në Ukrainë. Kështu sipas mediave të huaja të cilat i referohen të dhënave zyrtare të bëra publike nga qeveria ukrainase rreth 4 milion qytetarë vuajnë nga ndërprerjet e energjisë elektrike.

30 Tetor 2022, 11:09 Nga e.k
LUFTA/ Dëmtimet në infrastrukturën energjetike lënë
Lufta në kënde të ndryshme

UKRAINË- Lufta në Ukrainë duket se ka hyrë në një fazë të re. Ndërkohë që ushtria ruse po përdor gjithë fuqinë e saj për t'u shkrirë përtej rajoneve të aneksuara forcat ukrainase duket se kanë rezultate pozitive në kundërofensivën e tyre pasi shumë njësi ushatarake janë zbrapsur. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy duke folur me studentët dhe profesorët e Univeristetit të Yale-s u shpreh se Rusia nuk duhet ta fitojë këtë luftë pasi kjo do të shtonte ambiencien e Putin për të pushtuar shtete të tjera sovrane. 

Presidenti ukrainas tha se në Ukrainë do të përcaktohet fati global i demokracisë botërore prandaj ai kërkoi më shumë mbështetje nga perëndimi për t'i bërë balla agresionit. 

“Tani për tani, dhe pikërisht në Ukrainë, po vendoset nëse pjesa jonë e botës do të jetë e lirë dhe demokratike. Në fund të fundit, kështu do të përcaktohet fati global i demokracisë. Këtë fat duhet ta përcaktojmë ju dhe ne, bota e lirë, jo Rusia dhe bashkëpunëtorët e saj. Besoj se kështu do të jetë!” tha ai.

Ndërkohë shtoi se Forcat e Armatosura të Ukrainës po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të mbrojtur territorin e vendit. 

“Ne i mbajmë pozicionet tona. Ne po mbrojmë tokën tonë. Ne po ecim përpara gradualisht, duke e dëbuar armikun. Dhe ne patjetër do t’i sigurojmë fitoren Ukrainës”, shkroi ai në Telegram.

Granatimet e Rusisë në pikat strategjike energjetike kanë sjellë dhe pasojat e para në Ukrainë. Kështu sipas mediave të huaja të cilat i referohen të dhënave zyrtare të bëra publike nga qeveria ukrainase rreth 4 milion qytetarë vuajnë nga ndërprerjet e energjisë elektrike. Nga ndërprerjet janë prekur kryeqyteti i vendit, Kievi, dhe zona përreth, si dhe provincat Zhytomyr, Poltava, Kerkasi, Kirovohrad, Rivne, Kharkiv, Cernihiv dhe Sumy.

Ndërmarrja e energjisë elektrike DTEK njoftoi se kompania shtetërore e energjisë Ukrenergo është e detyruar të marrë vendim për ndërprerje të energjisë në ditët në vijim për të parandaluar një ndërprerje të plotë të energjisë elektrike për shkak të dëmeve të konsiderueshme nga sulmet e fundit ruse ndaj infrastrukturës energjetike në rajonin e Kievit.

Ndërkohë Rusia njoftoi ditën e djeshme dhe pezullimin nga marrëveshja e drithit e ndërmjetësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Sipas Rusisë ky vendim vjen pas sulmeve me dronë të pretenduara të Ukrainës në Detin e Zi. Në letrën e saj drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së thuhet se ky vendim ka një afat të pacaktuar. Ministria ruse e Mbrojtjes ka kërkuar një mvbledhje të Këshillit të Sigurimit të hënën për të diskutuar mbi sulmet në Detin e Zi.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden e ka cilësuar vendimin e Rusisë për t'u shkëputur nga marrëveshja e drithit si një vednim të egër që do të rriste edhe më shumë krizën e uris në Ukrainë. 

lufta rusi-ukraine ukraine rusi volodymyr zelenskyy joe biden vladimir putin

Sondazh

Poll

Bota 30 Tetor 2022, 10:43 I.A

Greqi: Në Pire bosi është Cosco

Cosco GREQI- Debati i zjarrtë, që zien aktualisht në Gjermani për hyrjen e kompanisë shtetërore kineze Cosco në portin ...