Politike

'Në Burrel 24 orë ujë së shpejti', Rama: Në Norvegji nuk kishte bukë, ne nuk jemi magjistarë

Rama u shpreh se kjo është çështje kapërcimi ekonomik dhe se “nuk jemi magjistar, as të pagabueshëm”

29 Tetor 2022, 11:28 Nga A.B
'Në Burrel 24 orë ujë së shpejti', Rama: Në
Edi Rama

DIBËR- Kryeministri Edi Rama ka premtuar 24 orë ujë për Bulqizën. Gjatë takimit me banorët, Rama u shpreh se nuk është faji i tij që gjeti vendin pa ujësjellës, teksa krahasoi vendin me ato që i quajti “Sheikët e bardhë të Evropës”, duke theksuar se në “Norvegji ka pasur “zbrazje totale, uri reale”.

'Sheikët e Evropës, sheikët e bardhë, Norvegjia ka pasur zbrazje totale, ishte uri, realisht uri. Jo si këta që nuk ia kanë idenë ku bie fshati dhe thonë po vdesin njerëzit për bukë. Është çështje e kapërcimit të nivelit, nuk jemi ende vend i zhvilluar, jemi ekonomi në zhvillim, prapambetja strukturore është e tmerrshme. Ka disa që thonë “akoma për 24 orë ujë do flasim”. A është faji im, përgjegjësia sonë që e gjetëm këtë vend pa ujësjellës.

Për ca të flasim, për satelitë. Nuk jemi magjistar, as të pagabueshëm. Kush e di ca do më thënë puna, e di që gjërat bëhen hap pas hapi. Në Burrel 24 orë ujë së shpejti. Faji jonë është që nuk ishte vendosur dorë kurrë. Si? Dhe si mund të bëheshin të gjitha këto në kushtet për mandatin e parë ishte një gropë e madhe, e tmerrshme borxhesh. Në mandatin e dytë nuk morën dot frymë, pandemia, pastaj vjen lufta. Inflacioni është këtu, kriza e çmimit të energjisë shkaktuar nga lufta me qëllim. Ukraina është sebepi, e ka bërë për të gjunjëzuar gjithë perëndimin, jemi pjesë e Perëndimit.'-u shpreh Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll