Aktualitet

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, trajleri merr përpara barrierat mbrojtëse të urës

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të pasdites, ndërsa mësohet se një trajler me targa të Maqedonisë së Veriut është përmbysur në vendin e quajtur kthesat e Dragastunjës.

28 Tetor 2022, 18:27 Nga k.m.
Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, trajleri merr përpara
Pamje nga aksidenti në Dragostunjë

LIBRAZHD- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Librazhd-Përrenjas, ku është përmbysur një trailer. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të pasdites, ndërsa mësohet se një trajler me targa të Maqedonisë së Veriut është përmbysur në vendin e quajtur kthesat e Dragastunjës.

Trajleri ka marrë përpara barrierat mbrojtëse të urës dhe më pas është përmbysur, por fatmirësisht veç dëmeve materiale nuk ka shkaktuar dëme të tjera. Ndërkohë që as shoferi i mjetit nuk ka mbetur i lënduar.

aksidenti në dragostunjë

Sondazh

Poll