Aktualitet

DETAJE/ Sherri me leva në Përmet, policia: Mbetën tre persona të plagosur

Nga gjuajtjet me sende të rënda kanë mbetur të plagosur një 70-vjeçar, një 33-vjeçar si dhe një 40-vjeçar.

28 Tetor 2022, 16:48 Nga I.A

DETAJE/ Sherri me leva në Përmet, policia: Mbetën tre persona

PËRMET- Sherri në Përmet ka lënë pas 3 persona të plagosur. Sherri fillimisht ka nisur mes 5 persona, për arsye që ende nuk dihen. Nga gjuajtjet me sende të rënda kanë mbetur të plagosur një 70-vjeçar, një 33-vjeçar si dhe një 40-vjeçar. Ndërkohë që një prej agresorëve është arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. 

Njoftimi i Policisë:

Në vendin e quajtur “Agjencia”, Përmet, janë konfliktuar me sende të forta, shtetasit K. N., 48 vjeç dhe J. N., 25 vjeç, me shtetasit K. Xh., Dh. Xh. dhe E. A., të gjithë banues në Përmet. Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit K. Xh., 33 vjeç, Dh. Xh., 70 vjeç dhe E. A., 40 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit K. N. për në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet për të vijuar me procedurat e mëtejshme. Gjithashtu është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit dhe shtetasi Gj. B. Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi J. N. dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

sherr ne permet

Sondazh

Poll