Aktualitet

Kreu i KLSH ‘shkrin së qeshuri’ deputetët: Braçe, për ty do flas në fund. Socialisti: Po, po, rrofsh

Shehut ia ndërpreu fjalën Braçe, i cili tha se edhe ai ai kishte ngritur një pyetje, por Kreu i KLSH u shpreh se për socialistin do ta kishte në fund një koment.

28 Tetor 2022, 17:16 Nga F.M
Kreu i KLSH ‘shkrin së qeshuri’ deputetët: Braçe,
Komisioni i Ekonomisë

TIRANË- Deputetët janë ‘shkrirë së qeshuri’ nga përgjigjia që ka dhënë kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu. Referuar fjalës së deputetes demokratike, Shehu tha ajo kishte bërë një studim të shkëlqyer, por kjo ka shkaktuar të qeshura në Kuvend. Shehut ia ndërpreu fjalën Braçe, i cili tha se edhe ai ai kishte ngritur një pyetje, por Kreu i KLSH u shpreh se për socialistin do ta kishte në fund një koment.

Pjesë nga replikat:

Arben Shehu: Në lidhje me qëndrimin e mbajtur nga zonja Tabaku, ne ndihemi shumë të vlerësua. Ajo ka bërë një studim tepër serioz të materialeve tona, tepër profesionale.

(Kuvendi qesh)

Erion Braçe: Ne pyesim këtu, ju lavdëroni, po, po…

Arben Shehu: Komentin për zotin Braçe e kam ruajtur për në fund.

Erion Braçe: Po, po rrofsh, faleminderit.

arben shehu erion brace jorida tabaku komisioni i ekonomise 28 tetor 2022

Sondazh

Poll