Bota

Gjenerali polak zgjidhet për të drejtuar misionin stërvitor të BE-së për trupat ukrainase

Kjo mbështetje për ushtrinë ukrainase vjen në një kohe që vendet perëndimore kërkojnë të rrisin mbështetjen për Kievin pas pushtimit të Rusisë. Blloku ra dakord në fillim të këtij muaji për të ngritur Misionin e Ndihmës Ushtarake në mbështetje të Ukrainës (EUMAM Ukraine), i cili synon të rrisë aftësinë ushtarake të vendit. 

28 Tetor 2022, 13:37 Nga e.k
Gjenerali polak zgjidhet për të drejtuar misionin stërvitor
Piotr Trytek

POLONI- Gjenerali polak Piotr Trytek është emëruar të drejtojë misionin ushtarak që Bashkimi Europian ka organizuar për të trajnuar trupat ukrainase. Këtë e bëri të ditur ministri polak i mbrojtjes Mariusz Blaszczak. Kjo mbështetje për ushtrinë ukrainase vjen në një kohe që vendet perëndimore kërkojnë të rrisin mbështetjen për Kievin pas pushtimit të Rusisë. Blloku ra dakord në fillim të këtij muaji për të ngritur Misionin e Ndihmës Ushtarake në mbështetje të Ukrainës (EUMAM Ukraine), i cili synon të rrisë aftësinë ushtarake të vendit. 

"Oficeri polak, gjenerali Piotr Trytek do të udhëheqë misionin ndërkombëtar të trajnimit ushtarak për ushtrinë ukrainase," shkroi Mariusz Blaszczak në Twitter.

"Është një përgjegjësi e madhe, por edhe njohje e pozicionit të Polonisë në arenën ndërkombëtare", tha ministri i mbrojtjes i vendit, Mariusz Blaszczak.

Komandanti i Divizionit të 11-të të Kalorësisë së Blinduar të Polonisë, Trytek ka shërbyer në Irak dhe Afganistan. EUMAM Ukraine do të ketë selinë në Bruksel me qendra komanduese operacionale në Poloni dhe Gjermani. Shumica e trajnimeve do të zhvillohen në Poloni.

lufta rusi-ukraine piotr trytek

Sondazh

Poll