28 Tetor 2022, 12:54
Nga e.k
Tob Bauer dhe Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se paqja dhe shtensionimi i tensioneve janë detyra kyçe për të gjithë. Më 28 tetor, Vuçiç u takua në Beograd me kreun e Komitetit ushtarak të NATO-s, admiralin Tob Bauer. Siç njoftoi presidenti serb përmes llogarisë së tij në Instagram, shteti i tij vazhdon të jetë neutral në aspektin ushtarak, por do të vazhdojë të ketë “bashkëpunim korrekt” me NATO-n.
Takimi midis Vuçiç-it dhe admiralit Bauer vjen katër ditë para përfundimit të afatit të vendosur nga Qeveria e Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa me akronime serbe për qytetet e Kosovës. Serbët në veri të Kosovës kryesisht përdorin targa KM (Mitrovica e Kosovës), që Kosova i konsideron ilegale. Prishtina ka thënë se nga 1 shtatori deri më 31 tetor, të gjithë qytetarët që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia, mund t’i konvertojnë në targa RKS – Republika e Kosovës.
Besohet se në katër komunat në veri të Kosovës (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq) janë afër 10.000 makina me targa të lëshuara nga Serbia, dhe sipas shifrave të fundit, vetëm 20 prej tyre janë riregjistruar në RKS. Kryetari i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë – më 27 tetor paralajmëroi se do të vendosen bllokada në veri, nëse Kosova pas 31 tetorit do të konfiskojë targat dhe makinat e serbëve. Kosova ka thënë se pas kësaj date, makinat me targat e lëshuara nga Serbia nuk do të mund të qarkullojnë brenda territorit të shtetit, e as të kalojnë kufirin.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Kosova që të shtyjë afatin për riregjistrim për dhjetë muaj, por sipas zyrtarëve në Uashington, Prishtina ende nuk i është përgjigjur kësaj kërkese. Më 25 tetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Kosova merr seriozisht sugjerimet e aleatëve ndërkombëtarë lidhur me shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat.
Por, Kurti ka thënë se afati është shtyrë një herë, pasi vendimi për riregjistrim ishte paraparë të hynte në fuqi më 1 gusht. Por, serbët lokalë atëbotë bllokuan rrugët në veri, për të kundërshtuar këtë vendim si dhe vendimin për lëshimin e dokumenteve për hyrje/dalje dhe ekzekutivi shtyu për një muaj zbatimin e vendimeve. Pak më vonë, çështjen e dokumenteve për hyrje/dalje, Kosova dhe Serbia e kanë zgjidhur në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Marrë nga REL
reciprociteti per targat aleksander vucic
Bota
28 Tetor 2022, 12:11
e.k
Foto ilustruese
ITALI- Një operacion anti-drogë i zhvilluar nën koordinimin e Guardia di Finanza-z dhe Agenzia delle Excise ka ç...
Bota
28 Tetor 2022, 12:01
e.k
Peter Stano
BRUKSEL- Zyrtarët e Bashkimit Evropian u kanë bërë thirje Prishtinës dhe Beogradit që të arrijnë nj&eum...
Bota
28 Tetor 2022, 11:18
e.k
Foto ilustruese
BRUKSEL- Parlamenti Europian dhe Këshilli Europian kanë arritur në një marrëveshje sipas së cilës nga vi...
Bota
28 Tetor 2022, 11:04
e.k
Elon Musk dhe Donald Trump
SHBA- Themeluesi i Tesla-s Elon Musk deklaroi se do rikthejë ish-presidentin e SHBA-së Donald Trump në Twitter sa...
Bota
28 Tetor 2022, 10:52
e.k
Pamje nga shpërthimi
TAJVAN- Një shpërthim i fuqishëm i ndodhur në një rafineri nafte në Dalin ka alarmuar Tajvani...
Bota
28 Tetor 2022, 10:19
e.k
Foto ilustruese
KINË- Tkurrja e popullsisë ka vënë në alarm qeverinë kineze. Kështu qeveria ka nisur t'u bëjë ...
Bota
28 Tetor 2022, 10:09
e.k
Kyriakos Mitsotakis
GREQI- Greqia është gati t’i shtrijë dorën e miqësisë fqinjes dhe rivales së saj në rajo...
Bota
28 Tetor 2022, 09:43
A.B
Vendi i ngjarjes
SHBA- Tragjedi në Oklahoma. Tetë persona janë gjetur të vdekur në një shtëpi të djegur në Okl...
Bota
28 Tetor 2022, 09:37
e.k
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se Rusia ka kryer më shumë se 30 sulme me dronë në Ukrain&eum...
Bota
28 Tetor 2022, 09:27
e.k
Olekseiy Goncharenko
UKRAINË- Deputeti ukrainas Olekseiy Goncharenko, i cili është i njohur për qëndrimet e tij pro Koosv&eum...