Bota

FOTO+VIDEO/ Gjak i përhapur kudo dhe njerëz të tmerruar. Dalin pamjet nga sulmi në supermaket që tmerroi Italinë

Gjashtë persona u goditën me thikë ndërkohë një punonjës i supermarketit humbi jetën, Ndërkohë 5 të tjerët ndodhën nën kujdesin e mjekëve në gjendje kritike. Mes të plagosurëve është dhe futbollisti spanjoll Pablo Mari, i cili mësohet të jetë goditur me thikë në shpinë.

28 Tetor 2022, 14:30 Nga e.k
FOTO+VIDEO/ Gjak i përhapur kudo dhe njerëz të tmerruar. Dalin
Pamje nga vendi i ngjarjes

ITALI- Mediat italiane kanë publikuar pamjet pak minuta pas ngjarjes së rëndë që do të trondiste mbarë opinionin publik ku një person hyri në një supërmarket në qendrën tregtare Milanofior në Milano dhe goditi me thikë njerëzi që ndodheshin aty duke shkaktuar panik dhe tmerr.

FOTO+VIDEO/ Gjak i përhapur kudo dhe njerëz të tmerruar. Dalin
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjashtë persona u goditën me thikë ndërkohë një punonjës i supermarketit humbi jetën, Ndërkohë 5 të tjerët ndodhën nën kujdesin e mjekëve në gjendje kritike.


Mes të plagosurëve është dhe futbollisti spanjoll Pablo Mari, i cili mësohet të jetë goditur me thikë në shpinë.

FOTO+VIDEO/ Gjak i përhapur kudo dhe njerëz të tmerruar. Dalin
Një nga të plagosurit duke marrë ndihmë mjekësore.

Autori i ngjarjës së rëndë është identifikuar Andrea Tombolini. 46-vjeç ku raportohet se vuan nga probleme të rënda të shëndetit mendor. Ai është arrestuar nga Policia dhe ështëdërguar në një spital psikiatrik.

FOTO+VIDEO/ Gjak i përhapur kudo dhe njerëz të tmerruar. Dalin
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mediat shkruajnë se 46-vjeçari nuk ka hyrë me thikë në supërmarket por e ka marrë në një nga raftet. Të gjithë personat e goditur kanë plagë në qafë dhe në gjoks.

FOTO+VIDEO/ Gjak i përhapur kudo dhe njerëz të tmerruar. Dalin
Pamje nga vendi i ngjarjes

46-vjeçari mësohet se prej vitesh merrte ilaqe anti-depresive ndërsa vetëm pak ditë më parë ishte shtruar në spital pasi kishte plagë në fytyrë, të cilat ia kishte shkaktuar vetë vetes. 

FOTO+VIDEO/ Gjak i përhapur kudo dhe njerëz të tmerruar. Dalin
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ngjarja do të kishte marrë një rrjedhë edhe më tragjike po të mos kishte qenë për ndërhyrjen e ish-futbollistit të Interit Massimo Tarantino. i cili arriti ta neutralizonte autorin.

itali

Sondazh

Poll