Sport

Henry për eliminimin e Barçës: “Eshtë Xavi, ndryshe vullkani do të kishte shpërthyer”

Këtu njerëzit presin të fitojnë menjëherë, sidomos pas investimeve të bëra në verë. Për fat është Xavi dhe ata janë të dytët në La Liga...

28 Tetor 2022, 07:11 Nga DOSJA

Henry për eliminimin e Barçës: “Eshtë Xavi, ndryshe

SPANJE - Thierry Henry, ish-lojtari i Barcelonës dhe ndihmës trajneri aktual i kombëtares belge, ka analizuar situatën e Barcelonës, të mposhtur edhe një herë nga Bayern Munich dhe të eliminuar nga Champions League:

“Nuk ka kohë, këtu njerëzit presin të fitojnë menjëherë, sidomos pas investimeve të bëra në verë. Nëse do të kishte një trajner tjetër te Barcelona, për momentin do të kishte shpërthyer vullkani. Për fat është Xavi dhe ata janë të dytët në La Liga...

Të gjithë e dimë që Lewandowski duhet të kishte shënuar kundër Bayernit në Mynihu dhe nuk është faji i trajnerit. Ashtu si episodi i dorës së Dumfries... Por Xavi është trajneri i Barçës dhe emri i tij i bën të gjithë do t’i gjykojnë me gjakftohtësi rezultatet."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll