Bota

Kapen 730 kg kokainë në portin e Triestes, ishte futur në thasët me kafe për t'i shpëtuar nuhatjes së qenit anti-drogë

Medait italiane shkruajnë se kemi të bëjmë me një nga sasitë më të mëdha të drogës të kapur së fundmi në portin e Triestes. 

28 Tetor 2022, 12:11 Nga e.k
Kapen 730 kg kokainë në portin e Triestes, ishte futur në
Foto ilustruese

ITALI- Një operacion anti-drogë i zhvilluar nën koordinimin e Guardia di Finanza-z dhe Agenzia delle Excise ka çuar në sekuestrimin e 730 kg kokainë, e cila me vlerë tregu kap çmimin e 20 milionë eurove. Droga u kap në aeroportin e Triestes bën të ditur Ansa.

Kokainë që vinte nga Amerika e Jugut ishte futur disa thasë me kafe me qëllim që t'i shpëtonte nuhatjes së qenve në port. Por kjo nuk ka mjaftuar pasi droga është nuhatur nga këta të fundit. Pas shkarkimit të thasëve është bërë dhe konstatimi i kokainës brenda tyre.

Medait italiane shkruajnë se kemi të bëjmë me një nga sasitë më të mëdha të drogës të kapur së fundmi në portin e Triestes. 

policia italiane

Sondazh

Poll