Politike

2 herë brenda ditës/ Rama i bën thirrje Drejtësisë ta ndihmojë me akuzuesit

Ai shkruan ndër të tjera se Prokuroria e Tiranës ‘fle mbi dosje’ pavarësisht denoncimeve të bëra prej kohësh nga administrate tatimore.

28 Tetor 2022, 15:32 Nga F.M
2 herë brenda ditës/ Rama i bën thirrje Drejtësisë ta
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar ‘ndihmë’ nga Prokuroria e Tiranës në lidhje me ata që e akuzojnë për shpenzimet miliarda euroshe me fluturimet me charter. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë, pa përmendur emra, por që u referohet mediave e Opozitës, kërkon që Prokuroria të marrë nën hetim dosje të tëra të grumbulluara pas denoncimeve për pastrim parash dhe evasion fiskal.

Ai shkruan ndër të tjera se Prokuroria e Tiranës ‘fle mbi dosje’ pavarësisht denoncimeve të bëra prej kohësh nga administrate tatimore. Në këtë mënyre, kryesocialisti i ‘tërheq vëmendjen’ Prokurorisë së Tiranës dhe i kërkon të merret me ata që akuzojnë kryeministrin dhe jo me skandalin e udhëtimeve që u publikua një ditë më parë nga hakerat iranianë.

“Pastrues parash dhe evazorë të mëdhenj fiskalë janë denoncuar prej kohësh në prokurorinë e TR nga administrata tatimore! Ndërkohë që prokuroria fle mbi dosje këta prodhojnë e amplifikojnë tërë ditën kundër qeverisë lajme të rreme, akuza të mëdha, muhabete të dehurish nga urrejtja!”- shkruan Rama.

Kjo është hera e dytë brenda ditës që kreu i qeverisë përsërit këtë thirrje. Fillimisht e bëri këtë nga Dibra, në takimin që pati me qytetarët e zonës, kur tha se dosje të tëra janë ‘stivuar’ në këtë institucion.

‘Thirrjet për ndihmë’ të Ramës vijnë vetëm një ditë pasi u publikuan të gjitha të dhënat që janë marrë nga sistemi TIMS ku janë shënuar hyrjet dhe daljet e kryeministrit. Në dosjen e plotë të publikuar nga hakerat iranianë, shihet se mbizotërojnë fluturimet me "CHARTER - 0000" që në total janë 274. Vetë numri një i qeverisë tha avioni që përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion i thjeshtë, ndërsa shtoi se shpenzimet i ka të deklaruara në buxhetin e qeverisë. Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar një krim, shpenzimin e mbi 19 milionë eurove në këto udhëtime dhe është shprehur se do të ngrihet Komision Hetimor për këtë çështje.

edi rama prokuroria e tiranes

Sondazh

Poll