Bota

Gjenden të vdekur 8 persona në një banesë në SHBA, Policia nis hetimet për vrasje

Zëdhënësi i policisë Ethan Hutchins tha se skena ishte komplekse "me shumë pjesë lëvizëse".

28 Tetor 2022, 09:43 Nga A.B
Gjenden të vdekur 8 persona në një banesë në SHBA,
Vendi i ngjarjes

SHBA- Tragjedi në Oklahoma. Tetë persona janë gjetur të vdekur në një shtëpi të djegur në Oklahoma. 

Zjarri u raportua ditën e djeshme, rreth orës 16:00 në Broken Arrow, rreth 13 milje në juglindje të Tulsa. Policia e Broken Arrow tha se zjarri dhe vdekjet po hetoheshin si vrasje, por ata nuk besonin se kishte një kërcënim për publikun, raporton abcneës.go.com.

Zëdhënësi i policisë Ethan Hutchins tha se skena ishte komplekse "me shumë pjesë lëvizëse".

Ai shtoi: “Kuptohet, kjo është një tronditje për Broken Arroë. Është një qytet i sigurt. Broken Arrow nuk e ka këtë lloj situate çdo ditë."

Broken Arrow është periferia më e madhe e Tulsa-s, me pothuajse 115,000 banorë. Në hetim është përfshirë edhe Byroja Amerikane e Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve.

digjen 8 persona ne oklahoma

Sondazh

Poll