Bota

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në rafinerinë e naftës në Tajvan, tymi "pushton" qytetin

Në viedon e publikuar nga mediat e huaja shihet sesi flakët kanë "pushtuar" uzinën ndërsa retë e mëdha të tymit përhapen në gjithë zonën përreth.  

28 Tetor 2022, 10:52 Nga e.k
VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në rafinerinë e naftës
Pamje nga shpërthimi

TAJVAN- Një shpërthim i fuqishëm i ndodhur në një rafineri nafte në Dalin ka alarmuar Tajvanin mbrëmjen e djeshme. Në viedon e publikuar nga mediat e huaja shihet sesi flakët kanë "pushtuar" uzinën ndërsa retë e mëdha të tymit përhapen në gjithë zonën përreth.  


Zjarri shpërtheu në orën 22:35 me orën lokale në rrethin Siaogang ndërkohë Reuters raporton se fatmirësisht nuk janë regjistruar viktima. Departamenti i Zjarrfikësve i qytetit tha se flakët u shuan në orët e para të mëngjesit sot dhe se askush nuk u lëndua apo u bllokua, sipas hetimeve fillestare.

"Ne po punojmë me shpejtësi që të kuptojmë shkakun e shpërthimit të flakëve," tha Chang, duke shtuar se një hetim fillestar tregoi për rrjedhje gazi.

 

tajvan shperthen rafineria e naftes ne tajvan

Sondazh

Poll