Bota

Zelenskyy zotohet se do t'i kapë "krahët" e fuqisë ajrore të Moskës: Më shumë 30 sulme me dronë janë kryer në dy ditë

Ai shtoi se në total, Moska kishte kryer rreth 4,500 sulme me raketa dhe mbi 8,000 sulme ajrore. Duke folur nga Kievi presidenti ukrainas u zotua se do t'i kape "krahët" e fuqisë ajrore të Moskës.

28 Tetor 2022, 09:37 Nga e.k
Zelenskyy zotohet se do t'i kapë "krahët" e fuqisë
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se Rusia ka kryer më shumë se 30 sulme me dronë në Ukrainë në vetëm dy ditë. Ai shtoi se në total, Moska kishte kryer rreth 4,500 sulme me raketa dhe mbi 8,000 sulme ajrore. Duke folur nga Kievi presidenti ukrainas u zotua se do t'i kape "krahët" e fuqisë ajrore të Moskës.

Zyrtarët e lartë perëndimorë akuzojnë Iranin se ka furnizuar me dronë ushtrinë ruse. Ndërkohë Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken e quajti përdorimin e dronëve nga Rusia “të tmerrshëm”. Diplomati i lartë amerikan akuzoi komandantët rusë për përdorimin e pajisjeve për të “vrarë civilët ukrainas dhe shkatërruar infrastrukturën në të cilën ata mbështeten për energji elektrike, për ujë dhe  ngrohje” gjatë një vizite në kryeqytetin kanadez Otava, shkruan BBC.

“Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me aleatët dhe partnerët tanë për të ekspozuar, për të penguar dhe për të kundërshtuar ofrimin e këtyre armëve nga Irani”, tha Blinken.

Gjatë javëve të fundit, forcat ruse kanë shënjestruar infrastrukturën civile të Ukrainës, duke dëmtuar furnizimin me energji elektrike dhe sistemit me ujë të vendit. Vendet perëndimore thonë se Irani po furnizon Moskën me drone dhe se ekspertët ushtarakë iranianë ndodhen në terren në Krimenë e pushtuar nga Rusia për të ofruar mbështetje teknike për pilotët. Kievi ka identifikuar dronët e përdorur në disa sulme në infrastrukturën e tij si drone iranian Shahed-136, të cilët njihen edhe si "dronët kamikazë". Ukraina ka deklaruar se rreth 400 dronë janë përdorur tashmë nga Rusia, nga një porosi totale prej rreth 2,000 prej tyre.

Ukraina thotë se rreth 400 dronë janë përdorur tashmë nga Rusia, nga një porosi totale prej rreth 2,000 armësh. Por Teherani ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme se ka nënshkruar marrëveshje me Kremlinin, dhe Moska gjithashtu mohon përdorimin e dronëve iranianë.

volodymyr zelenskyy lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll