Politike

Komisioni i Sigurisë/ Debat me Naçon, Salianji: Shtyni mbledhjen, keni sjellë një vrasës

Noka shtoi se Veliu ka marrë pjesë në manipulimin e ngjarjeve më të bujshme në vend. 

28 Tetor 2022, 11:26 Nga A.B
Komisioni i Sigurisë/ Debat me Naçon, Salianji: Shtyni mbledhjen,
Komisioni

TIRANË- Ditën e sotme në Komisionin e Sigurisë, debat u bë prania e Ardi Veliut, i cili do të paraqiste para Komisionit projek buxheti. Opozita e quajti Veliun vrasës dhe manipulator, e më pas kërkoi që të shtyhet mbledhja. Po ashtu, Noka shtoi se Veliu ka marrë pjesë në manipulimin e ngjarjeve më të bujshme në vend. 

DEBATI:

Ervin Salianji: Vriten njerëz atje dhe doni të manipuloni ngjarje. Shtyni mbledhjen. Buxheti i shtetit, diskutim që s’mund të bëhet me këto lloj paçavuresh të këtij lloji. Të vijnë përfaqësues nga ministra që ta shpjegojnë, pasi të bëjmë dëgjesën me personin për ngjarjen kriminale

Nasip Naço: Të ruajmë qetësinë.

Ervin Salianji: Nuk e ruajmë qetësinë kur vriten njerëz.

Xhemal Qefalia: Kemi kompetencën ta ftojmë si drejtorin e policës të vijë në seancë dhe të veprojë, ka ikur koha  e proceduarve, ka ardhur koha e veprimit, të kalojmë të rendi i ditës

Flamur Noka: Sot para deputetëve është ulur një ish-oficer police dhe drejtues police, aktualisht drejtues i AMP, është ulur një individ i cili në rast se në këtë vend do kishte shtet dhe demokraci, nëse do kishte drejtësi. Është manipuluar ngjarja e Elbasanit dhe fakte dhe prova, vrasja e Klodian Rashës, u etiketua si armik, pa u bërë disa orë nga vrasja e Laer Kurtit vrapoi ky person që të manipulojë ngjarjen dhe ta shpallë kriminel të vdekurin, standardi juaj është që kriminelët ti bëni drejtor, krimit t’i jepni pushtet, ky nuk është standardi i shqiptarëve dhe opozitës dhe refuzojmë ta pranojmë një kriminel me uniformë të na raportojë në emër të ligjit, ai duhej të ishte viktimë e ligjit.

komisioni i sigurise 28 tetor 2022

Sondazh

Poll