Politike

Manja shtron tre kërkesat: Na duhen 300 mln lekë, do ngremë institucionin për të miturit në Mëzez të Tiranës (Dy shtesat)

28 Tetor 2022, 11:24 Nga F.M
Manja shtron tre kërkesat: Na duhen 300 mln lekë, do ngremë
Ulsi Manja

Klotilda Bushka: Në rendin e ditës sipas njoftimin jemi në vijimin e shqyrtimit të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2023”. Sot kemi seancë dëgjimore me Ministrinë e Drejtësisë, Ulsi Manja. Ministër sipas rregullores ju jeni I pari që dëgjoheni në këtë komision.

Ulsi Manja: Ministria e Drejtësisë është dakort me buxhetin e vitit 2023, është parashikuar në masën 11.9 miliard lekë, ka një rritje me 0.8% në raport me vitin 2022. Më lejoni të theksoj se ky buxhet garanton efektiet shtesë mesatarisht 16-34% të rrogave të punonjësve të Policisë së Burgjeve. E kanë përfituar që nga shtatori. Akomodon uniformat e reja të policisë së burgjeve që janë në process, hap rrugën për institutin e rehabilitimit të të miturve në Mëzez të Tiranës. Jemi një nga vendet e pakta në rajon që do të kemi një trajtim dinjitoz të të gjithë të miturve që kanë konflikte me ligjin. Kemi përmirësimin e Reformës në Drejtësi, shërbimit të provës, ngelet forcimi i luftës kundër korrupsionit në administratë. Është edhe kompensimi financiar i ish-pronarëve. Ajo që është me interes për komisionin janë shpenzimet me interest ë investimeve kapitale. Janë 639 milionë lekë, brenda tavaneve, vetëm 190 milionë lekë do të jenë me financim të huaj. Kemi patur kërkesa, 1.7 miliard lekë mbi tavanet buxhetore. Për ne do të ishte një mbështetje e komisionit dhe e MF-së, ne kemi prioritet tre investime, është një shumë 300 milionë lekë për ngritjen e institutit të të miturve në Mëzez të Tiranës. Na kanë dhënë 100 milionë, na duhen edhe 300 milionë. Vlera totale për ndërtimin e këtij institucioni shkon 2.4 miliardë, që të hapim procedurat na duhet 20% e vlerës. Ne kemi dakortësi me ministren që të na jepet kjo diferencë që t’i hapim rrugë këtij invenstimi. 36 milionë lekë për sistemin ALBIS, sistemi i menaxhimit të çështjeve përmbarimore. Është një kërkesë që e kemi bërë edhe gjatë diskutimit, nëse në përfundim shihet e arsyeshme që të akomodohet edhe kjo kërkesë, të paktën, 20% që është 36 milionë lekë. Edhe 150 milionë lekë për digjitalizimin e arkivave zyrtare. Projekti shkon 30 milionë lekë dhe kemi kërkuar 20%. Për njëjrën kemi gjetur dakortësi, për dy të tjera të shohim si do arsyetohet. Kemi planifikuar që gjatë zbatimit të Hartës së re, tu ofrojmë shërbimin juridik fala të gjitha kategorive vulnerabël. Me 14 punonjës, shërbimi juridik falas shtrihet në të gjitha gjykatat falas. Nuk ka ndonjë efekt të madh në buxhetin e shtetit. Lidhur me agjencinë e trajtimit të pronave, ky buxhet parashikon një fond prej 3.5 miliard lekësh për efekt legalizimesh. Fondi për kompensimin financiar për ish-pronarët është 5 miliardë çdo vit. Ky është buxheti i Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2023. Në periudhën afatmesme 2023-2025, synojmë të ofrojmë ndihmën juridike falas për rreth 6300 individë, 700 gra e vajza, Ky buxhet për herë të parë jo vetëm që ka dhënë mbështetjen financiare, por do të kemi dhe investime e rikonstruksion për ta kthyer mjekësinë ligjore në një institute shkencor. Këto janë në linja përgjithshme parashikimet tona.

ulsi manja

Sondazh

Poll