Politike

Agron Shehaj: Nuk do kandidoj për Bashkinë e Tiranës

Shehaj tha se nuk e ka menduar ndonjëherë kandidimin për Bashkinë e Tiranës dhe vazhdon që të mos e mendojë.

27 Tetor 2022, 22:53 Nga I.A
Agron Shehaj: Nuk do kandidoj për Bashkinë e Tiranës
Agron Shehaj

TIRANË- Deputeti demokrat Agron Shehaj tha se nuk ka ndërmend që të kandidojë për kryetar për Bashkinë e Tiranës. I ftuar në emisionin "Opinion" në Tv Klan, Shehaj tha se nuk e ka menduar ndonjëherë kandidimin për Bashkinë e Tiranës dhe vazhdon që të mos e mendojë.

Blendi Fevziu: A keni konsideruar një ide të mundshme për të kandiduar si kandidat i opozitës për Bashkinë e Tiranës?

Blendi Fevziu: As nuk do ta konsideroni?

Agron Shehaj: Jo, nuk do të kandidoj.

Blendi Fevziu: Pati shumë komente që ju mund të ishit një nga kandidatët. E keni menduar dhe vetë?

Agron Shehaj: Jo nuk e kam menduar. Nuk kam patur ndërmend të kandidoj për Bashkinë e Tiranës dhe vazhdoj të mos kem ndërmend të kandidoj.

agron shehaj

Sondazh

Poll