Politike

"Protestat u shtynë për shkak të sulmeve kibernetike", Meta: Berisha është si Ronaldo

I ftuar në emisionin 'Opinion' në Tv Klan, Meta tha se se ato nuk u zhvilluan për shkak të sulmeve të hakerave pasu ishte rrezikuar siguria kombëtare.

27 Tetor 2022, 22:31 Nga I.A
"Protestat u shtynë për shkak të sulmeve kibernetike",
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka treguar pse u shtynë protestat e paralajmëruara në shtator. I ftuar në emisionin 'Opinion' në Tv Klan, Meta tha se se ato nuk u zhvilluan për shkak të sulmeve të hakerave pasu ishte rrezikuar siguria kombëtare.

“Nuk u bë në shtator për arsye të sigurisë në vend edhe për shkak të hakërrimeve të sistemeve në vendin tonë”, tha Meta.

Ai deklaroi se nuk ka frikë nga asnjë vendim nga drejtësia.

 “Nuk kam frikë nga asnjë vendim jo më nga ato instrumente që po i keqpërdor Edi Rama. Nuk kam pasur asnjë lloj thirrje. Sa herë të më thërrasin do të shkoj dhe do ju informoj se çfarë kam thënë” tha Meta.

Meta foli edhe për planet afatgjata në politikë, ku e krahasoi kreun e PD-së me Cristiano Ronaldon.

 “Berisha është si Cristiano Ronaldo. Opozita duhet të shikohet si institucion i rëndësisë kombëtare”, deklaroi ai.

 

ilir meta sali berisha

Sondazh

Poll