Politike

Berisha thirrje shqiptarëve në SHBA: Mos votoni asnjë kandidat të mbështetur nga George Soros në zgjedhjet e nëntorit

Sali Berisha ftoi të gjithë shqiptaro-amerikanët, ku u kërkoi që në zgjedhjet e nëntorit të mos japin asnjë votë për kandidatë e mbështetur nga George Soros.

27 Tetor 2022, 22:38 Nga k.m.
Berisha thirrje shqiptarëve në SHBA: Mos votoni asnjë kandidat
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi deklaratat e përfaqësuesit special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar lidhur me shpalljen e tij "non grata" e kërkesën që u bëri institucioneve shqiptare për hetim. Në fjalën e tij gjatë emisionit "Open", Berisha ftoi të gjithë shqiptaro-amerikanët, ku u kërkoi që në zgjedhjet e nëntorit të mos japin asnjë votë për kandidatë e mbështetur nga George Soros.

"Së pari nuk kam thënë kurrë që nuk është institucional vendimi, jam i vetëdijshëm çfarë është Sekretari i Shtetit. Zoti Eskobar nëse ka një dokument të vetëm ta sjellë pranë autoriteteve shqiptare. Ai në intervistën që i dha gazetarit Sokol Balla tha se do sillte prova por nuk ak sjellë asnjë gjë. Së treti ai i thotë institucioneve të Edi Ramës të ndërmarrin sulm ndaj Sali berishës. I bëj thirrje kongresit të ndërmarrë një hetim të gjithanshëm se si është shkelur në mënyrë flagrante ligji i Kongresit në këtë rast. Unë i them Eskobar se ata që ndjekin Berishën janë njerëz që pranojnë, të delegojnë ndërgjegjjen, të pranojnë gënjeshtrën për të vërtetë, janë njerëzit më të qytetëruar. Nuk ka më njerëz që pranojnë dogmën “fakte kemi po nuk i themi”. Deklarata e Eskobar përbën një ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të një partie politike. ndaj meqë jemi këtu, ftoj shqiptaro-amerikanët të mos japin asnjë votë për kandidatët e mbështetur nga George Soros. Pasi Soros është një armik i egër i demokracisë, është autor kryesor i kësaj rënie dramatike,"-tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll