Sport

EUROPA LEAGUE/ Lazio, Savic dhe Pedro përmbysin Midtjylland, PSV mposht Arsenal! Rezultatet e ndeshjeve të tjera

Në raundin e pestë të Grupit F, Lazio mund me përmbysje Midtjylland me shifrat 2-1. Në Olimpico në pjesën e parë Isaksen shënoi në minutën e (8'), më pas Milinkovic Savic (36') barazon me një majtë precize.

27 Tetor 2022, 21:06 Nga DOSJA

EUROPA LEAGUE/ Lazio, Savic dhe Pedro përmbysin Midtjylland, PSV mposht

EUROPË- Në raundin e pestë të Grupit F, Lazio mund me përmbysje Midtjylland me shifrat 2-1. Në Olimpico në pjesën e parë Isaksen shënoi në minutën e (8'), më pas Milinkovic Savic (36') barazon me një majtë precize. Në pjesën e dytë, Pedro (58') shënon golin e fundit dhe të fitores. Me këtë fitore, Lazio shkon në vendin e parë në kuotën e 8 pikëve.

Në takimet e tjera, Betis i bën një dhuratë Romës. Ekipi spanjoll mund Ludogorets me shifrat 1-0 dhe, në rast suksesi të ekipit verdhekuq kundër HJK, do të kalonte në klasifikim ekipin bullgar.PSV mposht Arsenal duke i shkaktuar humbjen e dytë sezonale.

Veerman dhe Luuk de Jong shënuan në suksesin 2-0 dhe rihapet gara për kreun në Grupin A. Në Grupin D, Rennes dhe Fenerbahçe nuk shkuan më shumë se një 3-3.

E.Ç (Dosja.al)

lazio europa league

Sondazh

Poll