Sport

3022 tifozë të Vllaznisë në stadium, portierja e Chelsea-t mahnitet nga atmosfera: "Më pëlqeu, po mendoja t'i nxisja, por...

Chelsea fitoi ndaj Vllaznisë me shifrat 8-0 ndeshjen e dytë të grupeve të UEFA Women's Champions League.

27 Tetor 2022, 20:53 Nga DOSJA

3022 tifozë të Vllaznisë në stadium, portierja e Chelsea-t

ANGLI- Chelsea fitoi ndaj Vllaznisë me shifrat 8-0 ndeshjen e dytë të grupeve të UEFA Women's Champions League. Ajo që ra në sy ishte numri i madh i tifozëve të Vllaznisë, që kishin mbushur shkallët e stadiumit dhe me atmosferën e zjarrtë krijuan një ambjent të ngrohtë.

Portierja e Chelsea-t Zecira Musovic, e cila ishte më afër ultrasve pas portës së saj në pjesën e dytë dhe sulmuesja Kerr, e cila shënoi katër gola në mbrëmje, e cilësoi atmosferën të mrekullueshme.
"Më pëlqeu. Ishte diçka fantastike. Po mendoja t'i nxisja, por thashë: "Ja, tifozët mund ta marrin atë në mënyrën e gabuar". Ishin thjesht të shkëlqyer, më pëlqeu edhe kur i hodhën tymueset në fushë”, tha Musovic.

Sipas gazetës Football.London, mësohet se ishin 3022 tifozë të Vllaznisë, që në fakt ishin në kontrast me ato të Chelsea-t, që për hir të së vërtetës ishin shumë pak.

E.Ç (Dosja.al)

chelsea vllaznia

Sondazh

Poll