Politike

Presidentja e KE-së mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga Rama

Von der Leyen nderoi himnin kombëtar në një ceremoni zyrtare pritjeje ndërkohë që shtrëngoi duart me kryeministrin Rama. 

27 Tetor 2022, 14:48 Nga DOSJA

Presidentja e KE-së mbërrin në Tiranë, pritet në

TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ka mbërritur në Tiranë. Ajo u prit në aeroportin "Nënë Tereza" nga kryeministri Edi Rama. Von der Leyen nderoi himnin kombëtar në një ceremoni zyrtare pritjeje ndërkohë që shtrëngoi duart me kryeministrin Rama. 

Presidentja e KE-së mbërrin në Tiranë, pritet në
Ursula Von der Leyen dhe Edi Rama

AXHENDA:

Programi i vizitës së Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në Tiranë, 27 Tetor 2022

14.30 – Ceremonia e mikpritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”
15.45 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Kryeministri
16.30 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në sallën COD, Kryeministri.
17:20 - Takim me presidentin Bajram Begaj 

Ndërkohë pak minuta më parë teksa priste presidenten e Komisionit Europian në aeroport kryeministri Rama nuk i ka kursyer batutat. Me anë të një postimi në Facebook ai "pyet" Von der Leyen nëse do të vijë apo jo.

"Ursula po vjen apo jo?", shkruan Rama.

Presidentja e Komisionit Europian po zhvillon një tour në Rajon. Gjatë paraditës së sotme ajo ishte në Kosovë ku zhvilloi një takim me presdenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Ditën e nesërme ajo të udhëtojë drejtë Bosnjës dhe Hercegovinës.

edi rama ursula von der leyen

Sondazh

Poll