Politike

Do mbani përgjegjësi për humbjen? Berisha: Faktori Basha është zhdukur, me mua ka vetëm fitore! Meta: Kjo është ndeshje e vërtetë

27 Tetor 2022, 12:40 Nga DOSJA
Do mbani përgjegjësi për humbjen? Berisha: Faktori Basha
Sali Berisha dhe Ilir Meta

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se nuk ka shanse të ketë humbje në zgjedhjet lokale pas bashkëpunimit me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ai tha se humbjet kanë ardhur vetëm nga faktori Basha dhe me bashkëpunimin mes tyre, ka vetëm fitore. Të njëjtën gjë pohoi dhe Meta kur tha se kjo 'ndeshje' nuk është e shitur si ajo e bërë nga ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Pjesë nga prononcimi: 

Pyetje: Nuk është hera e parë që PD-ja dhe ish-LSI nënshkruajnë kur afrojnë zgjedhjet, e fundit ishte e vitit 2021 mes Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhi që nuk u pasua me fitore. Nëse koalicioni i dyshes Berisha-Meta nuk do të pasojë me fitore, do të mbani përgjegjësi për humbjen?

Sali Berisha: Me Bashën vetëm humbje ka pasur, me Berishën marrëveshjet sjellin vetëm fitore. Ky është realiteti, kaq kisha. Dëshmia më flagrante është incidenti ‘Basha’.

Ilir Meta: Ka përfunduar njëherë e mirë koha kur rezultati i ndjeshjes trukohej nga Edi Rama. Është ekzistenciale për shtetin tonë, për shpopullimin, mjafton të shohim vetëm shifrat e raporteve. Pse, sepse ka demokraci, ka kontroll e balancë të pushteteve në vendet e tjera, shohim Kosovën. Është shumë e qartë se kush është i tmerruar nga kjo marrëveshje sepse ndeshja është e vërtetë. Referendumi është fuqia dhe mjeti më i rëndësishëm që do të ketë çdo qytetar i këtij vendi për të mbrojtur vendin tonë. Asgjë s'e mbron Shqipërinë dhe s'i mbron shqiptarët më mirë se sa demokracia.

Sondazh

Poll