Politike

"Ngjalat dhe Shkëlzen Berisha"/ Berisha: I thoshte Basha, i mori me vete, mos i nxirrni më nga arkivat. Meta: Jemi më të moralshëm se 17 maji

Berisha u sugjeroi gazetarëve që për shkak të tërheqjes së Bashës nga selia blu, ato akuza t'i mbanin në arkiva dhe të mos i nxirrnin më.

27 Tetor 2022, 12:58 Nga F.M
"Ngjalat dhe Shkëlzen Berisha"/ Berisha: I thoshte Basha, i mori
Sali Berisha dhe Ilir Meta

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha dhe Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e kanë konsideruar mjaftueshëm të moralshme marrëveshjen e nënshkruar prej tyre pavarësisht akuzave që kanë hedhur ndër vite ndaj njëri tjetrit. Në një konferencë me gazetarët, Berisha thotë se 'ngjalat në Gjirin e Lalëzit' Metës ia ka përmendur ish-kreu i PD-së Lulzim Basha dhe tashmë ai nuk është. Berisha u sugjeroi gazetarëve që për shkak të tërheqjes së Bashës nga selia blu, ato akuza t'i mbanin në arkiva dhe të mos i nxirrnin më. Ndërsa vetë Meta tha se morali i marrëveshjes së sotme është shumë më i lartë se sa ai i 17 majit, i nënshkruar më herët nga Basha e kryeministri Edi Rama. 

Pjesë nga konferenca:

Sa e moralshme është aleanca juaj kur më 25 prill PD fajësonte anëtarët e LSI-së dhe sa e moralshme është për shqiptarët kjo marrëveshja kur jo zoti Berisha i kujtonin ngjalat Metës, ndërsa ai si kryetar parlamenti ju kujtonte djalin?

Ilir Meta: Përmbajtja e marrëveshjes është ajo që u intereson qytetarëve të Shqipërisë, është dhënia fuqi e tyre përmes primareve dhe shndërrimit të këshillave bashkiakë në parlamentet vendore për shqetësimet e qytetarëve. Rikthimi i Shqipërisë në një shtet të se drejtës. Pavarësisht gjithçkaje, në çdo rast, kjo marrëveshje është shumë e ndershme, më e moralshme se ajo e 17 majit që ende vijon sot për të minuar opozitën dhe për të mbajtur të shtypur e nënshtruar qytetarët.

Sali Berisha: Tani, se çfarë thoshte deputeti Basha i mori me vete të gjitha ato që thoshte, unë miqësisht do t'ju sugjeroja që të mos i nxirrni nga arkiva më. Nuk shërbejnë, e vërteta është që sa herë ta komentosh këtë marrëveshje do të gjesh se kjo është marrëveshja e shkallmimit të regjimit të Edi Ramës dhe groposjes politikisht të një njeriu që shok për negativitete ka vetëm veten. 

sali berisha ilir meta pakti pd-pl zgjedhjet lokale 2023

Sondazh

Poll