Politike

Marrëveshja e 2013/ Meta: Zero pendesa, ishte 4-vjeçare

Meta tha se marrëveshjes së ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim me Partinë Demokratike thjesht i kishte mbaruar afati, pasi ishte 4-vjeçare.

27 Tetor 2022, 12:47 Nga F.M
Marrëveshja e 2013/ Meta: Zero pendesa, ishte 4-vjeçare
Sali Berisha dhe Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta nuk ka shprehur asnjë pendesë për prishjen e marrëveshjes së bërë më herët me Partinë Demokratike. Në një konferencë me gazetarët, Meta tha se marrëveshjes së ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim me Partinë Demokratike thjesht i kishte mbaruar afati, pasi ishte 4-vjeçare. 

"Ish-LSI nuk ka prishur asnjë marrëveshje, marrëveshja ka qenë 4-vjeçare. Është deklaruar e mbyllur. Përsa i takon të gjitha vendimeve të ish-LSI-së, kanë qenë të gjitha në interes të qytetarëve, që nga themelimi i saj. Kjo pasi qeveria Fatos Nano u bë një pengesë për integrimin e vendit, LSI-ja u bë një faktor i rëndësishëm. Ne kemi firmosur para Serbisë e Malit të Zi për asosacionin dhe jemi këtu ku jemi për shkak të pengmarrjes që ka bërë Edi Rama. Mos harroni edhe në  2013 në marrëveshjen që kam bërë në atë kohë ka qenë për ta detyruar të votonte 3 ligjet që mbante peng integrimin e vendit. Mendova se në këtë mënyrë zhbllokonim këtë proces,"- tha Meta. 

 

ilir meta sali berisha pakti pd-pl zgjedhjet lokale 2023

Sondazh

Poll