Politike

Belind Këlliçi, kandidati për Tiranën? Flasin Berisha e Meta: S'ka rëndësi emri, procesi do nxjerrë më të mirin

27 Tetor 2022, 12:50 Nga f.g
Belind Këlliçi, kandidati për Tiranën? Flasin Berisha e
Sali Berisha dhe Ilir Meta

TIRANE- Kandidatura e Belind Këlliçit është e mirëpritur për Sali Berishën dhe Ilir Metën për Bashkinë e Tiranës. Të pyetur nga gazetarët në finalizimin e marrëveshjes PD-PL, Meta tha se rëndësi ka procesi që sipas Berishës do të jetë i pashembulltë.

Pyetje: A është kandidatura e Belind Këlliçit një kandidaturë konsensuale

Ilir Meta: Për ne nuk ka rëndësi asnjë emër për asnjë lloj funksioni pasi kjo është një marrëveshje shumë e qartë. Ne do të respektojmë çdo zgjedhje të primareve. Qëllimi është fitorja. Ky proces do të zgjedhë kandidatët më të mirë, pavarësisht se mendojmmë se janë njëri më i mirë se tjetrin.

Sali Berisha: Kandidati për qytetarë të parë do të dalë nga primaret. Kush vendos të provohet në një garë të pashembulltë ndonjëherë në historinë e këtij vendi dhe synon ti japë fund praktikave të vjetra të përfaqësimit të tillë. Këlliçi ka shprehur dëshirën, është njëri prej tyre. E përgëzoj, siç përgëzoj secilin personalitet të PD ose të shoqërisë civile që vendosë të provohet në garë. /Dosja.al

belind këlliçi ilir meta sali berisha pakti pd-pl zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll