Politike

"Lajme nga korridoret e Fugës", Meta mohon kandidimin për Kryetar Këshilli bashkiak në Tiranë

Meta tha se këto janë lajme që dalin nga "qeveria" duke e cilësuar si 'korridoret e Fugës' për drejtorin e Komunikimit në kryeministri, Endri Fuga. 

27 Tetor 2022, 12:41 Nga f.g
"Lajme nga korridoret e Fugës", Meta mohon kandidimin për
Sali Berisha dhe Ilir Meta

TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mohoi lajmet e dala në media se do të jetë kandidati i PD-PL për kryetarin e Këshillit Bashkiak në Tiranë. Meta tha se këto janë lajme që dalin nga "qeveria" duke e cilësuar si 'korridoret e Fugës' për drejtorin e Komunikimit në kryeministri, Endri Fuga. 

Pyetje: Ditën e djeshme thatë që i keni propozuar një emër për kreun e Këshillit Bashkiak të Tiranës. A është emri që keni propozuar për kreun e Këshillit bashkiak emri juaj?

Ilir Meta: Se çfarë del nga korridoret e Fugës nuk është përgjegjësi e jona. Shikoni që ka falimentuar 100% buxheti i bashkive kur ka 100% të pushtetit.

Më herët, mediat deklaruan se Ilir Meta ishte kandidati i përbashkët për Këshillin Bashkiak në Tiranë./Dosja.al

ilir meta pakti pd-pl

Sondazh

Poll