Politike

Protestat/ Shehi e Mediu: Sulm në 360 gradë, opozita drejt tërheqjes së kryebashkiakëve (VD)

25 Shkurt 2019, 12:27 Nga DOSJA
Protestat/ Shehi e Mediu: Sulm në 360 gradë, opozita drejt

Tiranë-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur sot kryetarët e degëve, aleatët dhe deputetët, në një takim ku fokus diskutimi ka qenë çështja e protestave të opozitës.

Për herë të parë, opozita artikulon dhe lë të hapur mundësinë që opozita dhe Partia Demokratike, pas djegies së mandateve të tërheqin edhe të zgjedhurit e bashkive.

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, i pyetur nga gazetarët për këtë çështje, nuk e përjashtoi por la të hapur mundësinë, gjithnjë pas protestës së 16 marsit.

Pyetje: Nëse kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet nga zgjedhjet e parakohshme, a ekziston një skenar i opozitës për të tërhequr të zgjedhurit lokalë?

Dashamir Shehi: Nuk e kemi diskutuar. Do diskutohet pas datës 16, por të jeni të sigurtë se sulmi i opozitës do të jetë 360 gradë, në gjithë institucionet dhe hapësirën politike.

Pyetje:Pra nuk e përjashtoni këtë skenar?

Shehi: Rrimë me shpresë se do të logjikohet për situatën që po kalon Shqipëria.

Pas takimit, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu u shpreh se opozita do të vijojë me protesta për t’i dhënë fund mungesës së ilegjimitetit të në vend.

Patëm një takim të partive të opozitës, ajo që është e rëndësishme është bashkëpunimi me qytetarët për protestën që do të zhvillohet të enjtëve. Kuvendi është tërësisht ilegjitim dhe kjo është provuar nga të gjitha proceset ligjore që nuk po funksionojnë. Ne do të vijojmë me protesta për t’i dhënë fund mungesës së ilegjimitetit të në vend dhe për ta kthyer atë në binarët kushtetues. Ne do bëjmë çdo gjë që kërkojnë qytetarët për ta kthyer këtë vend në binarët kushtetues.

Dy ditë më parë, PD mblodhi kolegjin e kryetarëve të PD-së ku u vendos për protesta më datë 28 shkurt, 7 mars dhe 16 mars.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dashamir shehi fatmir mediu mbledhja me lulzim bashën protestat e opozites terheqja e kryebashkiakeve te pd dashamir shehi fatmir mediu mbledhja me lulzim bashën protestat e opozites terheqja e kryebashkiakeve te pd

Sondazh

Poll

Politike 25 Shkurt 2019, 17:51

Basha: Pritet arrestimi i Vangjush Dakos!

TIRANE– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë në një deklaratë për mediet, pas përfundimit të mbledhjes me kryetarët në degë të PD-së.Ai u shpre...

Politike 25 Shkurt 2019, 14:01

Fredi nga Peqini zbulon komplotin sovjetik

TIRANË- Portali AlpeNews i kontrolluar nga ish-gazetari Alfred Peza, ka raportuar dhe sponsorizuar një artikull tërësisht të rremë duke deformuar dhe tjetë...