Politike

Hetimet për Jorgo ‘Toton’, Prokuroria e Përgjithshme i kërkon PD-së materialet për Agim Kajmakun

27 Gusht 2019, 10:52 Nga DOSJA
Hetimet për Jorgo ‘Toton’, Prokuroria e Përgjithshme i

TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar një kërkesë Partisë Demokratike, ku i kërkon çdo material që disponon për Agim Kajmakun,

PD-ja akuzon Kajmakun se është arrestuar në 2013-ën nga autoritetet greke për falsifikim parash dhe i është shmangur drejtësisë në gjithë këto vite duke ndryshuar emrin. 

Kërkesa është bërë Njësia e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, ku i është dërguar Sekretarit Gazmend Bardhi. Ndërsa ditën e djeshme Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar një tjetër kërkesë autoriteteve greke për dosjen e Jorgo Totos, dhe nëse ai është i njëjti person me kryebashkiakun e Vorës, i cili duhet theksuar se më herët kur ka emigruar në Greqi në vitet 2000, e ka ndërruar emrin në Jorgo Toto.

Partia Demokratike ka publikuar dje një dokument me anë të të cilit pretendon se Agim Kajmaku është arrestuar dhe dënuar nga gjykata e Janinës për falsifikim parash. Gazment Bardhi, numri dy i PD u shpreh se Kajmaku duhet të japë dorëheqjen, pasi është subjekt i ligjit të dekriminalizmit. Më herët Kajmaku ka mohuar akuzat duke thënë se do vijojë të punojë në krye të Bashkisë Vorë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agim kajmaku akuzat e pd për agim kajmakun denimi i agim kajmaku ne greqi prokuroria e pergjithshme agim kajmaku akuzat e pd për agim kajmakun denimi i agim kajmaku ne greqi prokuroria e pergjithshme

Sondazh

Poll