Politike

FOTOT/ LRI në Jalë, Olti Curri vesh më vesh me Monikën, Bes Kallaku harbon Kejdin dhe Floidën, të rinjtë lajnë pjatat me

27 Gusht 2019, 09:19 Nga DOSJA

VLORË- Siç e do tradita, edhe në opozitë të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim janë mbledhur në Jalë, ku si çdo vit organizojnë kampingun e tyre.

Lojëra politike, ushqim, këngë, valle e humor, janë disa nga aktivitetet e të rinjve, ndërkohë që pjesëmarrja këtë vit duket se ka qenë e dobët, ndoshta për shkak edhe se kampingu është zhvilluar në fund të verës…

Dosja.al sjell disa nga momentet interesante që ish-deputetët e LSI-së kanë shpërndarë vetë në rrjetet sociale, ku shprehin gëzimin për organizimin e këtij kampi.

Kështu, ish-deputetja Floida Kërpaçi shihet buzagas teksa në skenën e improvizuar është ngjitur miku i Ilir Metës, Bes Kallaku.

Kejdi Mehmetaj, sakaq ka shpërndarë një video ku shihet blogeri Olti Curri, teksa bisedon me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Story epik, është padyshim poza kur pas përfundimit të haresë mbrëmjen e djeshme, të rinjtë e LRI-së lajnë pjatat me qejf dhe të buzëqeshur.

Të jesh në opozitë për 2 vite është ndryshim i madh… apo jo? Kjo pasi, në kampin e këtij viti, nuk ka patur bollëk në ushqim dhe pije. Në postimet e pjesëmarrësve, dominojnë kanaçet me pije të gazuara, ndërsa ushqimin, ende se kemi parë si ka qenë për këtë vit…

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bes kallaku floida kerpaçi kampi i lri ne jale lri ne jale monika kryemadhi bes kallaku floida kerpaçi kampi i lri ne jale lri ne jale monika kryemadhi

Sondazh

Poll