Politike

Largimi i Krastës dhe Rakipit, Manjani: Goja s’mbyllet, pavarësisht përpjekjeve të udhëheqësit

27 Gusht 2019, 08:32 Nga DOSJA
Largimi i Krastës dhe Rakipit, Manjani: Goja s’mbyllet,

TIRANË– Merkato mediatike nuk ka të ndalur këtë verë.Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar  lidhur me largimin e dy gazetarëve, Adi Krasta dhe Ylli Rakipi nga News 24.

Në një postim në Facebook, Manjani shprehet: Megjithë përpjekjet e udhëheqësit, goja sot nuk mbyllet. Le ti mbajë të gjitha pushtetet edhe televizionet, por autoritetin e mbylljes së gojës nuk e ka.

Postimi i Ylli Manjanit:

Largimi brutal i Krastës dhe Rakipit nga Neës 24, nuk dhunon lirirë e medias, por audiencën e televizionit ku punuan.

Audienca e emisioneve të dy gazetarëve do ti bëhet dhuratë një televizioni tjetër. Madje pas largimit brutal, audienca e gazetarëve do jetë më e madhe.

Ndërkohë, megjithë përpjekjet e udhëheqësit, goja sot nuk mbyllet. Le ti mbajë të gjitha pushtetet edhe televizionet, por autoritetin e mbylljes së gojës nuk e ka.

Ska për ta patur kurrë! As kryetari i bashkisë së Shqipërisë e as kryetari i bashkisë Tiranë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike adi krasta ylli manjani ylli rakipi adi krasta ylli manjani ylli rakipi

Sondazh

Poll