Politike

700 euro nata në hotel, Rudina Hajdari i del në mbrojtje Etilda Gjonajt: Po sulmohet si grua me akuza të rëndomta

26 Gusht 2019, 17:41 Nga DOSJA
700 euro nata në hotel, Rudina Hajdari i del në mbrojtje Etilda

TIRANË- Deputetja e pavarur, Rudina Hajdari, ësthë e vetmja opozitare që i ka dalë në krah Etilda Gjonajt, pas publikimit të faturave që tregonin udhëtimet e saj të luksit.

Në një reagim në mediat sociale, Hajdari shkruan se Gjonaj po sulmohet se është grua dhe shton se akuzat për të janë të rëndomta.

Ajo më tej shton se  akzuat janë kurdirësur nga njerëz që nuk kanë tagrin të bëjnë moral dhe thjesht gjejnë alibi dhe hedhin baltë mbi minsitren.

Ndonëse Etilda Gjonaj është pjesë e mazhorancës, nuk më duket normale të sulmohet një grua politikane mbi baza të rëndomta, që nuk kanë lidhje me profesionin e saj. Njerëz që kurdisin gjëra kaq banale nuk e kanë as tagrin të bëjnë moral, thjesht gjejnë alibi për të hedhur baltë”, shkruan Hajdari.

Pak ditë më parë, u publikuan faturat e rezervimeve ku ministrja Etilda Gjonaj ka shkuar përgjatë vitit 2018. Nga Roma, në Londër, Paris e Bruksel, Gjonaj ka harxhuar rreth 700 euro nata për t’u akomoduar në hotelet më luksoze. Në një reagim në rrjetet sociale, ministrja u shpreh se këto denoncime nuk janë korrekte, pasi shpenzimet kanë qenë për të gjithë delegacionin dhe se është ngritur një grup auditi për të bërë verifikimet përkatëse.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike etilda gjonaj faturat e luksit te etilda gjonajt luksi i qeverise rudina hajdari etilda gjonaj faturat e luksit te etilda gjonajt luksi i qeverise rudina hajdari

Sondazh

Poll