Politike

Kryemadhi shfaqet në Jalë: Shqipëria po kalon ditë të vështira, shqiptarët po vuajnë

26 Gusht 2019, 20:02 Nga DOSJA
Kryemadhi shfaqet në Jalë: Shqipëria po kalon ditë të

HIMARË- Në Jalë po mbahet kampi i LRI-së dhe të rinj e të reja do të zhvillojnë 5 ditë aktivitete sociale dhe politike. Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, ka qenë sot mes të rinjve, ku ka mbajtur një fjalë ku tregoi historinë si ka lindur LSI si forcë politike.

Më tej Kryemadhi foli dhe për situatën politike, ku tha se opozita dhe e gjithë Shqipëria po kalon ditë të vështria.

“Këto ditë kanë qenë ditë të vështira për LSI, për PD, për opozitën, për qeverinë, institucionet. Por ta dini se më shumë po vuajnë shqiptarët. Ne dhe ju si të rinj keni përgjegjësi për të ndryshuar gjendjen. Kjo që po bëjmë është përballë krimit të organizuar ndërkombëtar. Sigurisht që sfida është shumë e vështirë, por forca, idealizmi juaj është shumë më i fortë sesa makutëria e qeverisjes sonë”, deklaroi Kryemadhi.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kampi i lri ne jale kriza politike monika kryemadhi situata politike ne shqiperi kampi i lri ne jale kriza politike monika kryemadhi situata politike ne shqiperi

Sondazh

Poll