Politike

‘Ke frikë nga Erdogan’, mediat greke i qepen Ramës: Mos provoko, dërgesat e emigrantëve mbajnë ekonominë tuaj

27 Gusht 2019, 08:15 Nga DOSJA
‘Ke frikë nga Erdogan’, mediat greke i qepen Ramës: Mos

TIRANË– Mediat greke nuk e kanë mirëpritur faktin që kryeministri Edi Rama i ka quajtur kazan pasi publikuan lajmin se ai po kalonte disa pushime në Trikalla. Në artikujt e botuar ditën e sotme, mediat greke e kanë quajtur Ramën një njeri anti grek, duke i kujtuar gjithashtu edhe emigracionin shqiptar. Madje disa të tjera e cilësojnë si një frikacak të Erdoganit.

Në Shqipëri, edhe pushimet e një politikani në Greqi janë një pikë polemike. Skandali i ri erdhi pas raportimeve që Edi Rama dëshironte të bente pushime në Greqi.

Kryeministri Edi Rama ka mohuar disa raporte të mediave greke se ai ishte me pushime sekrete në Greqi. Ai duhet të respektojë Greqinë, dhe te mos provokojë. Ai ka frikë se mos shefi i madh Erdogan e qorton. Edi Rama duket se harron se mijëra emigrantë shqiptarë jetojnë në Greqi.

Harron që dërgesat nga këta njerëz ruajnë ekonominë jo ekzistente në Shqipëri. Ai duhet të respektohet  Greqinë dhe të mos provokohet nga errësira e tij e Botës së Tretë,”- shkruan Tribune.gr ndër të tjera.

Media greke “Trikalavoice.gr”, botoi një artikull ku thuhej se kryeministri shqiptar, ndodhej në Trikala. Media shtonte se Rama ishte i vetëm dhe se kishte konsumuar drekë dhe kafe në sheshin e qytetit. Në dy reagime të njëpasnjëshme në Twitter, Rama u shpreh se edhe media greke është “kazan”, dhe se nuk ka pushuar jashtë vendit që prej 2013-ës. Ka qenë gazetari i artikullit, Vasilis Aleksiu ai që në një prononcim për Dosja.al, tha  se atë e kishin marrë në telefon drejtuesit e hotelit dhe i kishin thënë se kryeministri shqiptar po drekonte. Ai shtoi më tej se drejtuesit e hotelit nuk kishin arsye të sajonin diçka të tillë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ne greqi pushimet e rames ne greqi edi rama ne greqi pushimet e rames ne greqi

Sondazh

Poll