Bota

Inflacioni në Bosnje & Herzegovinë kap majat, shkon në 17.3 % në bazë vjetore: Ushqimet rriten me mbi 20%

 Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të BeH-së, niveli i çmimeve në shtator të këtij viti në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë ishte 17,3 për qind më i lartë.

26 Tetor 2022, 18:02 Nga I.A
Inflacioni në Bosnje & Herzegovinë kap majat, shkon në 17.3 %
Foto ilustruese

SARAJEVË- Inflacioni në Bosnje & Herzegovinë shkakton dëme të mëdha si për prodhuesit ashtu edhe për qytetarët. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të BeH-së, niveli i çmimeve në shtator të këtij viti në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë ishte 17,3 për qind më i lartë.

Çmimet e konsumit në Bosnje dhe Hercegovinë në shtator në krahasim me muajin paraprak të këtij viti shënuan rritje mesatare prej 1.2 për qind. Rritja mesatare e çmimeve është shënuar pothuajse në të gjitha seksionet. Ushqimet dhe pijet joalkoolike u rritën me 1,6 për qind, veshjet dhe këpucët me 4,5 për qind, shpenzimet e banimit dhe shpenzimet e përgjithshme me 2,6 për qind, mobiliet dhe elektroshtëpiake me 0,3 për qind, shëndetësia me 0,3 për qind, transporti me 0,1 për qind, komunikimet me 0,5 për qind, rekreacioni dhe kultura me një përqind, arsimi me 0.7 përqind, restorantet dhe hotelet me 0.6 përqind dhe mallrat dhe shërbimet e tjera me 0.3 përqind, të dhënat nga Agjencia për Statistikat e BiH (BHAS).

Ushqimet dhe pijet joalkoolike janë mesatarisht më të shtrenjta me 26,2 për qind, pijet alkoolike dhe duhani me 2,5 për qind, shpenzimet e banimit dhe shpenzimet e përgjithshme me 20 për qind, mobiliet, pajisjet elektroshtëpiake dhe mirëmbajtja e rregullt e shtëpisë me 10,9 për qind, kujdesi shëndetësor me 1,7 për qind, transporti 28.2 për qind, komunikimet me 1.4 për qind, rekreacioni dhe kultura me 10.6 për qind, arsimi me 1.6 për qind, restorantet dhe hotelet me 12.4 për qind dhe mallrat dhe shërbimet e tjera me 7.6 për qind. Rrobat dhe këpucët ishin mesatarisht 6.3 për qind më të lira.

inflacioni në bosnje & herzegovinë

Sondazh

Poll