Bota

Ngrihet alarmi në Greqi, bombë në Muzeun Arkeologjik, policia izolon ndërtesën, evakuohen qytetarët

Një forcë e madhe policie shkoi në vendngjarje për të izoluar ndërtesën dhe për të ndihmuar në evakuimin, pasi askush nuk duhet të qëndrojë në ndërtesë.

26 Tetor 2022, 17:46 Nga I.A
Ngrihet alarmi në Greqi, bombë në Muzeun Arkeologjik,
Muzeu Arkeologjik

 

GREQI- Një telefonatë për një bombë është marrë nga të panjohur në Muzeun Arkeologjik të Chania në Greqi, pasditen e sotme. Protothema shkruan se telefonata u bë pak pas orës 17:30, kur muzeu ishte i hapur për vizitorët dhe u evakuua.

Një forcë e madhe policie shkoi në vendngjarje për të izoluar ndërtesën dhe për të ndihmuar në evakuimin, pasi askush nuk duhet të qëndrojë në ndërtesë. Rruga Skra, në të cilën ndodhet muzeu, dhe rrugët përreth janë bllokuar.

Kujtohet se të martën ka pasur telefonata të ngjashme në tre vende të ndryshme në Heralio, ndërsa të hënën një tjetër në një supermarket në Chania, që ka rezultuar të jetë një mashtrim.

alarm per bombe ne greqi

Sondazh

Poll